By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Është e zezë apo indiane?” Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë dhe zv.presidentja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Është e zezë apo indiane?” Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë dhe zv.presidentja
Bota

“Është e zezë apo indiane?” Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë dhe zv.presidentja

admin
Last updated: 01/08/2024 08:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

“Për shumë vite besoja se Kamala Harris ishte indiane, sepse ajo fliste vetëm për origjinën e saj indiane. Në një moment ajo u bë e zezë.” Këtë e tha Donald Trump në një intervistë me Shoqatën Kombëtare të Gazetarëve me Ngjyrë (National Association of Black Journalists), duke shkaktuar një reagim indinjues nga publiku.

“Unë kam qenë presidenti më i mirë për të zinjtë që nga Abraham Lincoln”, shtoi kandidati republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë . Deklarata e manjatit u prit me brohoritje dhe britma, ndërsa Shtëpia e Bardhë i cilësoi fyese dhe të neveritshme.

“Komentet e Trump për identitetin racor të Harris janë fyese dhe të neveritshme”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me fjalët e manjatit gjatë një interviste me NABJ (shoqata më e rëndësishme e gazetarëve afrikano-amerikanë me mbi 4 mijë anëtarë), në të cilën ai vuri në dyshim origjinën “black” të rivales së tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Askush nuk ka të drejtë t’i tregojë askujt se kush është. Kjo është zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Ne duhet t’i japim pak respekt emrit të saj, pikë”.

Pas deklaratave të Trump, q ëvë në dyshim origjinën e racës së saj ka reaguar edhe Kamala Harris, e cila thotë se amerikanë meritojnë më mirë se Donald Trump.

“E njëjta shfaqje nga Trump, ne meritojmë më mirë. Amerikanët meritojnë më mirë. Lufta jonë është për të ardhmen dhe për lirinë. Këtë pasdite dëgjuam nga Trump dhe është ende e njëjta shfaqje e vjetër e ndarjes dhe mosrespektimit. Amerikanët kanë nevojë për një lider që thotë të vërtetën, që nuk përgjigjet me armiqësi dhe zemërim ndaj fakteve dhe që kupton se dallimet nuk na ndajnë”, tha Harris.

Gjatë takimit me shoqatën e gazetarëve ish-presidenti dhe kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë tha gjithashtu se ai do të konsideronte dorëheqjen nëse zgjidhej dhe shëndeti i tij përkeqësohej.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Irani përgatitet për të sulmuar Izraelin, sot ceremonia mortore për liderin e Hamasit në Teheran
Next Article “Korrierët e krimit”/ Rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë, si studentët arrijnë të kalojnë mijëra euro në Rinas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?