By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit
Sport

Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

admin
Last updated: 09/06/2025 08:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi ka arritur një marrëveshje totale për transferimin e talentit 16-vjeçar të Ajaxit, Abdellah Ouazane, ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Romano njoftoi marrëveshjen me shenjën e tij karakteristike ‘Here we go’, duke theksuar se transferimi është përfunduar dhe lojtari do t’i bashkohet Realit përpara sezonit 2025/26.

Mesfushori do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, maksimumi i lejuar për moshën e tij, dhe do të aktivizohet fillimisht me ekipin Castilla të Real Madridit.

Ouazane është një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së Ajaxit dhe ka qenë kapiteni i Marokut U17, me të cilin fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Ai ka luajtur për Ajax që nga viti 2016, pasi u zhvillua në klubin lokal Zeeburgia, por refuzoi disa oferta profesionale nga klubi holandez për t’u transferuar në Spanjë.

Bashkë me të, do të kalojë te Real Madridi edhe vëllai i tij më i madh, Zakaria Ouazane, i cili do të luajë për ekipin Real Madrid C.

Të dy vëllezërit do t’i bashkohen klubit pas skadimit të kontratave me Ajax në fund të qershorit 2025, si pjesë e strategjisë së Realit për të investuar në talentet më premtues të rinj.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Next Article Izraeli ndalon anijen me ndihma për në Gaza në të cilën gjendej edhe aktivistja Greta Thunberg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?