By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur, mbahet më 4-5-6 korrik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur, mbahet më 4-5-6 korrik
Kulturë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur, mbahet më 4-5-6 korrik

admin
Last updated: 16/04/2024 13:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Edicioni i këtij viti do të mbahet më 4-5-6 korrik, kanë bërë të ditur organizatorët.

Prizreni do të jetë edhe njëherë nikoqir i artistëve të mirë të muzikës së rockut nga hapësira shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, të cilët do të performojnë në këto tre data.

Edicioni i dytë i Festivalit ka zgjuar menjëherë interesimin e fansave të muzikës rock dhe blues, në pritje të emrave të njohur të idhujve të tyre që pritet të performojnë këtë vit, derisa organizatorët kanë paralajmëruar befasi të madhe në këtë edicion të ri.

Festivali realizohet me mbështetje nga Komuna e Prizrenit nga shoqata Melodia e Rock dhe Blues në Turizëm si dhe nga shumë mbështetës të tjerë.

Zotimi i edicionit të parë të Festivlait që të shndërrohet në një traditë afatgjate për të gjithë hapësirën shqiptare po bëhet realitet me zbulimin e datave të reja të edicionit të dytë, që korrespondojnë edhe me 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Organizatorët kanë vendosur që edhe këtë vit hyrja të jetë falas në lokacionin e ITP-së, ish kampit gjerman të KFOR-it – një hapësirë e jashtëzakonshme për t’u argëtuar dhe shijuar muzikën e mirë dhe aktivitete tjera përreth festivalit.

Vizioni që “Prizren Rock & Blues Festival” do të sjellë shkon përtej. Në këtë fushë është planifikuar krijimi i Muzeut të parë në rajon i cili do të shpërbejë edhe si një Akademi për krijimin dhe realizimin e tour-guides të para ne qytet me fokus në zhvillimin e muzikës ‘rock’ dhe ‘blues’.

Një aspekt tjetër i këtij edicionit do ti kushtohet grupeve të reja të muzikës rock dhe blues për të performuar para publikut, si një projektim dhe vizionit të krijimit të mundësive për të rinjtë e apasionuar pas muzikës në Ballkanin Perëndimor, shpalosjes së historisë së artë të gjeneratave të artistëve tanë dhe aktivitetit në tërësi.

Ndryshe, në edicionin e parë kanë performuar disa nga grupet e njohura të muzikës si Blues Beatles, Playa Band, Samuli Federley, Leb i Sol, 3 Musketierët, Jericho, Eugent Bushpepa dhe artistë të tjerë.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas vrasjes në Pejë, proteston Kolektivi Feminist: Të shpallet gjendje emergjente
Next Article Man Utd mund të nënshkruajë me dy qendërmbrojtës të rinj në verë, zbulohen emrat e katër objektivave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?