By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fotografia më e mirë e Sherrie Nickolit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Fotografia më e mirë e Sherrie Nickolit
Kulturë

Fotografia më e mirë e Sherrie Nickolit

admin
Last updated: 13/08/2024 14:30
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Gazetarja Amy Fleming në bashkëbisedim me fotografen Sherrie Nickol / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Kur shkoj në ndonjë vend të ri, me vete gjithmonë e marr fotoaparatin. Vëzhgoj se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin – qoftë nëse janë mes të huajve, qoftë me familjet apo me miqtë. Jam duke e vëzhguar gjuhën e trupit, duke pritur momentet emocionuese dhe të sinqerta njerëzore, atë prekje apo puthje të veçantë.

Ky imazh i të dashuruarve të rinj – një moment vërtet i bukur – u fotografua në Piza të Italisë, në vitin 1999. Gjithë këto çifte të të rinjve u shpërndanë mbi bar. Ishte pamje përrallore. Kënaqeshin me njëri-tjetrin dhe as që më vunë re teksa vrapoja për t’i bërë fotot e tyre.

Foto: Sherrie Nickol

Më pëlqen të fiksoj disponimin. Kërkoj momentet e pazakonta të përditshme. Ishte një vajzë e vogël me një fustan të bardhë të bukur në Kopshtin botanik [Jardin des Plantes] në Paris. E shikoja duke luajtur, kur ra në një pellg me baltë. Ishte aq e mërzitur. Të gjithë rreth saj përpiqeshin ta ngushëllonin dhe të pastronin fustanin e saj, por në të njëjtën kohë po qeshnin. E dija se do të bëhej një foto e mrekullueshme. Dy vjet më vonë, kur u ktheva në Paris, kontaktova nënën dhe rregullova takimin me të dhe me vajzën e saj. Kur ua dhashë shtypin e atij momenti, që të dyja nisën të qeshin.

Kur djali im hynte në adoleshencë, e nisa serinë time Mes tinejxherëve [Between-Teen]. Ishte rreth vitit 2000 dhe fotografoja atë dhe miqtë e tij. Më pas iu drejtova fëmijëve të miqve të mi, para se të mbushnin 14 vjet – që është koha kur bëhen më të vetëdijshëm. Fillimisht isha veçse nëna e shokut të tyre duke bërë foto. Në përgjithësi më injoruan, gjë që më lejoi të jem e pavërejtur.

Puna ime është përzierje e fotove të sinqerta dhe pozave. Ndonjëherë fotografoj një grup në publik dhe them: “Më lejoni të bëj një fotografi në grup”. Dhe, ata bëhen gati. Pastaj them: “Në rregull, bëhuni të natyrshëm”. Shumica e njerëzve janë pozitivë dhe të përgjegjshëm – kam pasur vetëm një përvojë të keqe në publik. Kur fotografoja një skenë me shumë njerëz, në një plazh publik në Mejn, një person i moshuar u ngrit në këmbë dhe më bërtiti që të ndaloja, pastaj nisi të më përndiqte. Për fat të mirë, isha më e re dhe më e shpejtë!

Kam studiuar fotografinë në Universitetin e Sinsinatit. Kur fillova të bëja fotografi, ndjeja se e kisha gjetur profesionin tim. Më vonë u transferova në Nju-Jork, gjë që ishte shumë e frikshme, duke qenë e vetme në një vend të madh e të çuditshëm. Por, më pas mora mësime në Qendrën Ndërkombëtare të Fotografisë [International Center of Photography.]. Shumë shpejt nisa të gjeja rrugën time. Për një kohë kam punuar si asistente e fotografisë, më pas kam filluar të punoj si e pavarur. Përfundimisht, u bëra fotografe e stafit në një revistë biznesi në Nju-Jork, një pozicion i rrallë në këtë fushë. Aty punova për gjashtë vjet dhe ata ma dhanë gjithë lirinë që doja. Pasi u largova, hapa studion time duke punuar me klientë komercialë, por bëj edhe punë artistike.

Më pëlqejnë projektet e gjata dhe të vazhdueshme. Seria ime Fytyra ime përball [My Face to Face] eksploron bukurinë dhe dinjitetin e grave. “Merreni grimin tuaj me vete”, ju them atyre. “Vishni diçka në të cilën ndiheni për mrekulli”. Më pëlqen ajo që bëj.

***

Sherrie Nickol: CV

Vendlindja: Oskeola, Arkanzas.
Trajnimi: Universiteti i Sinsinatit dhe Qendra Ndërkombëtare e Fotografisë.
Ndikimi: Henri Cartier-Bresson, Lillian Bassman.
Suksesi: Publikimi i librit tim të ardhshëm.
Dështimi: Shpërngulja në Nju-Jork pa e njohur askënd në profesionin e fotografisë.
Këshilla: Ndiqe zemrën dhe interesat personale. Dhe, vazhdoni kështu.

You Might Also Like

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reagimi epik i Arbana Osmanit kur pyetet për Big Brother VIP
Next Article Zyrtare: Wan-Bissaka transferohet te West Hami

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?