By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FRËNGJISHT DHE ANGLISHT
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > FRËNGJISHT DHE ANGLISHT
Kulturë

FRËNGJISHT DHE ANGLISHT

admin
Last updated: 11/12/2024 15:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Poezi nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj

Unë mendoj se je hajvan që flet frëngjisht
Ajo është gjuhë që fton mendjen
të rebelohet kundër vetvetes duke shkaktuar ide të përflakura
qëndrime groteske dhe një qasje teorike
për funksionet e përbashkëta të trupit. Ajo shuguron shpirtin
në një priftëri të çuditshme kushtuar shpëtimit
të një ereksioni të dështuar. Është gjuha
e kancerit derisa anekson shpirtin dhe
instalon tumorin në çdo zgavër
Midis dhëmbëve të kalbur të frëngjishtes janë inkubuar
nocionet më të imëta të fatit dhe versionet më të rrëgjuara
të lavdisë dhe dogma më e zymtë e ndryshimit
që ndonjëherë e ka ndotur thjeshtësinë e veprimit njerëzor
frëngjishtja është pasqyrë karnavalesh në të cilën
afirmohet dhe inkurajohet idioti kokëshkurtër
për të hartuar një manifest për shkatërrimin e shfaqjes anësore

Unë mendoj se je hajvan që flet anglisht

Unë e di se çfarë ti mendon kur flet anglisht
Ti mendon njashtu siç mendon halabaku anglez
Ti ke sterilizuar një gjuhë derrash që nuk ka organe gjenitale
Ti je shurrë dhe kakë dhe asgjë tjetër
dhe prandaj dashnorët vdesin në të gjitha këngët e tua
Ti nuk mund të mashtrosh o djep i urinës
ku më në fund u vu në gjumë Jezu Krishti
dhe as zorrët e Satanës nuk mund të gjejnë
një vend të mirë për t’u qelbur në ritmet tuaja të ulëta
të ambicies dhe sëmundjes
Anglishte, të njoh, ty të tremb pështyma
aventura jote është një gotë me tulla të sociologjisë
ti je gjerman me licencë për të vrarë

Të urrej, ama nuk është në anglisht

Të dua, ama nuk është në frëngjisht
Unë i flas djallit, ama nuk bëhet fjalë për dënimin tënd
Flas me tavolinën ama nuk ka të bëjë me planin tuaj
U gjunjëzova midis këmbëve të hënës
në një automjet me belbëzimin e përsosur
dhe ti guxon të më intervistosh për çështjet
e fateve të tua të neveritshme
ti kaqol i gjorë i veriut
që je nisur për në parajsë me gojën tënde të kallur
Dorëzohu tash dorëzoni njëri-tjetrit
aspektet tuaja më të bukura të padobishme
dhe jetoni me mua në këtë dhe në zëra të tjerë
si harpa ishe menduar të ishe
Ejani dhe flini në gjuhën amtare
dhe jini të zgjuar nga një virgjëreshë
(O muta zemërvdekur e të folmes së veçantë)
jini të zgjuar nga një virgjëreshë
në gjendjen sovrane të hirit të përbashkët

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 76 vjet më parë shpallej Deklarata Botërore e të Drejtave të Njeriut
Next Article Mundësitë e investimeve në Kosovë, Konjufca takon përfaqësuesit e CICES nga Franca

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?