By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it
Bota

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

admin
Last updated: 21/02/2025 08:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykatësi federal amerikan të enjten urdhëroi zyrtarët e administratës së presidentit, Donald Trump që të respektojnë urdhrin e mëparshëm për heqjen e vendimit për ngrirjen e pothuajse të gjitha ndihmave të jashtme amerikane (USAID).

Urdhri i gjykatësit të rrethit, Amir Ali nga Uashingtoni, erdhi pasi administrata më herët këtë javë deklaroi në parashtresat gjyqësore se po i mbante mijëra kontrata dhe grante të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Departamentit të Shtetit të anuluara ose të pezulluara, pavarësisht vendimit të përkohshëm për t’i dhënë fund një ndalesës trejavore të ndihmës.

Administrata e Trumpit pretendoi se kishte respektuar urdhrin, duke thënë se ai u kishte lënë hapësirë për të anuluar ose pezulluar kontratat gjatë rishikimit të tyre një nga një, raporton thehill.

Megjithatë, të enjten, gjykatësi shkroi se “nuk u kërkoi të pandehurve të vazhdonin pezullimin ndërsa rishikonin kontratat dhe bazat ligjore për të arritur në një racionalizim të ri, pas aktit, për pezullimin masiv”.

Dy organizata jofitimprurëse, të cilat janë mes kundërshtarëve që kanë ngritur padi kundër administratës për ngrirjen e ndihmës, të mërkurën kërkuan nga gjykatësi Ali që të ndëshkojë zyrtarët e administratës, përfshirë Sekretarin amerikan e Shtetit Marco Rubio, për mosrespektim të urdhrit gjyqësor për shkak të “sfidimit të hapur” ndaj vendimit të mëparshëm.

Ali tha se përbuzja “nuk është e justifikuar bazuar në provat aktuale”, pasi administrata në parashtresat e saj gjyqësore kishte pranuar nevojën për “përshtatje të shpejtë” me vendimin.

Trump, pas marrjes së detyrës si president i SHBA-së, urdhëroi një pezullim 90-ditor të gjithë ndihmës së jashtme.

Pas këtij urdhri, pasuan masa agresive për të mbyllur USAID-in, agjencinë kryesore amerikane për ndihmën e jashtme, duke përfshirë dërgimin e një pjese të madhe të stafit me leje dhe ndalimin e shumicës së financimeve dhe operacioneve.

 

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova për vizitë në ASHAM
Next Article Punonjësit e Filarmonisë në protestë para Ministrisë së Kulturës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?