By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Greqia përballet me mungesë rekord punonjësish të kualifikuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Greqia përballet me mungesë rekord punonjësish të kualifikuar
Bota

Greqia përballet me mungesë rekord punonjësish të kualifikuar

admin
Last updated: 03/04/2026 16:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 3 prill, argument.mk/ – Mungesa e punonjësve me aftësi të specializuara po prek pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë greke, sipas raportit të vitit 2026 të “Manpower Group” mbi mungesat në tregun e punës.

Punëdhënësit në Greqi po e kanë më të vështirë të gjejnë staf të kualifikuar krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit, 84% e 520 punëdhënësve të anketuar në Greqi deklaruan se kanë vështirësi në rekrutimin e personelit të specializuar, një rritje prej 2% në krahasim me vitin 2025.

Me këtë nivel, Greqia renditet ndër tre vendet me mungesat më të larta të fuqisë punëtore të kualifikuar mes 41 vendeve të përfshira në studim, së bashku me Japoninë, ndërsa Sllovenia kryeson me 87%.

“Manpower” thekson se rritja e mungesës së talenteve në Greqi lidhet me shtimin e kërkesës për aftësi teknike dhe digjitale, përshpejtimin e investimeve në sektorë bazë si ndërtimi dhe industria, si edhe hendekun e vazhdueshëm mes nevojave të tregut dhe aftësive praktike që ofron fuqia ekzistuese punëtore.

Raporti nënvizon gjithashtu se, për herë të parë, aftësitë në fushën e inteligjencës artificiale kanë kaluar në krye të nevojave në sektorin e Teknologjisë dhe Shërbimeve IT.

Në nivel global, 72% e punëdhënësve thanë se kanë vështirësi për të gjetur personelin e nevojshëm, një rënie e lehtë nga 74% një vit më parë.

Megjithatë, përtej zhvillimeve teknologjike, aftësitë njerëzore mbeten vendimtare në tregun grek të punës.

Aftësitë më të kërkuara janë komunikimi dhe bashkëpunimi, profesionalizmi dhe etika profesionale, si edhe mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve.

Sipas “Manpower”, kjo pasqyron një prirje globale ku aftësitë e buta po bëhen edhe më të rëndësishme për përdorimin efektiv të teknologjive të reja.

Përballë mungesave të vazhdueshme, punëdhënësit në Greqi po zhvendosin gradualisht fokusin nga kërkimi i talenteve në treg drejt trajnimit të stafit ekzistues.

Rreth 23% e tyre investojnë në ngritjen dhe rikualifikimin e punonjësve, 21% kërkojnë burime të reja talentesh, ndërsa 20% po rrisin pagat. Ndërkohë, 12% e punëdhënësve nuk ndërmarrin asnjë masë.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Joachim Low në bisedime të avancuara me shtetin që do të luajë në Kupën e Botës 2026
Next Article Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?