By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani
Maqedoni

Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani

admin
Last updated: 05/05/2025 13:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar me rezervë letrën publike të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Duke folur para gazetarëve, Haradinaj tha se nuk dëshiron të komentojë shumë mbi përmbajtjen e letrës, por shtoi se këto lëvizje politike duhej të ndodhnin shumë më herët.

“Praktika është se ai që fiton më shumë vota bën konsulta me partitë tjera për opsionet e ecjes përpara. Sikurse dihet ka edhe konsulta mes opozitës. Është dashur t’i bëjnë menjëherë pas zgjedhjeve, jo të presin të vijnë deri këtu”, u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi se situata aktuale në vend është e rëndë dhe se fokusi po largohet nga çështje të tjera jetike për qytetarët.

“Është situatë e rëndë në Kosovë. Ne po harrojmë tash tema tjera, si rritja e çmimit të energjisë,” shtoi ai.

I pyetur nëse do të pranonte një takim me Kurtin në rast se do të ftohej, Haradinaj tha shkurt: “Për besë jam i zënë këto ditë me detyrë, siç e dini.”

Megjithatë, kreu i AAK-së ka konfirmuar se kanë nisur konsultime mes partive opozitare, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit.

“Unë jam i interesuar dhe kemi filluar nga pak edhe konsulta të reja mes partive opozitare që kjo çështja e komisionit të mos ngecë. Por zgjidhja është një kandidat unifikues, si fillim që Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka plan të ecë përpara,” tha Haradinaj.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Për Taravarin kam mendim pozitiv, me ose pa të Qeveria është stabile
Next Article Arabia Saudite njofton gjoba të mëdha për shkelësit e vizave të Haxhit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?