By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Harris në prag të përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident, polemika mbi debatin e demokrates me Trump
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Harris në prag të përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident, polemika mbi debatin e demokrates me Trump
Bota

Harris në prag të përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident, polemika mbi debatin e demokrates me Trump

admin
Last updated: 05/08/2024 15:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nënpresidentja Kamala Harris pritet të njoftojë së shpejti emrin e kandidatit të saj për nënpresident për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Personi që ajo do të përzgedhë, pritet të marrë pjesë me të në një tubim elektoral të martën në Pensilvani. Ndërkohë ish-presidenti Donald Trump shfrytëzoi mediat sociale për të këmbëngulur mbi nevojën e ndryshimit të vendit dhe datës së debatit të ardhshëm presidencial.

Kandidatja e demokratëve për presidente Kamala Harris pritet të njoftojë kandidatin e saj për nënpresident, i cili pritet t’i bashkohet asaj në fushatë të martën. Kandidatët kryesorë janë Guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro, Guvernatori i Minesotës Tim Walz dhe senatori i Arizonës Mark Kelly.

Profesori i shkencave politike në Universitetin Duke, Jon Green tha për Zërin e Amerikës se përzgjedhja e kandidatit për nënpresident, si një nga vendimet e para të zonjës Harris si kandidate për presidente, pritet të krijojë përshtypjet e para tek votuesit amerikanë mbi aftësitë e saj vendimmarrëse.

“Vendimi i saj do të jetë një sinjal mbi përparësitë dhe qasjen e saj ndaj qeverisjes, në rast se ajo nuk do të ishte në gjendje të kryente funksionet e Presidentes së vendit”, tha ai në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës

Mark Kelly, Tim Walz, Josh Shapiro.

Mark Kelly, Tim Walz, Josh Shapiro.

Zonja Harris ka në plan të vizitojë disa shtete vendimtare me kandidatin e saj për nënpresident, duke filluar me një tubim elektoral të martën në Pensilvani. Drejtuesit e fushatës së zotit Trump pritet gjithashtu të shpenzojnë kohë dhe energji në shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit.

“Në zgjedhjet e këtij viti, Pensilvania, Viskonsin, Miçigani dhe Arizona konsiderohen si shtete relativisht të mëdha dhe konkurruese”, thotë analisti Josh Green.

Ndërsa elektorati pret shpalljen e kandidatit të demokratëve për nënpresident, ka filluar të rritet interesi edhe mbi debatin mes zonjës Harris dhe ish Presidentit Trump. Kandidati i republikanëve për president thotë se tani që Presidenti Biden është tërhequr nga gara për president, debati i planifikuar për në 10 shtator në kanalin ABC duhet të zëvendësohet me një debat në Fox News në Pensilvani në fillim të shtatorit, me praninë e një audience.

Të shtunën, zoti Trump tha përmes një postimi në platformën e tij Truth Social lidhur me debatin me zonjën Harris se “do ta shoh atë më 4 shtator ose nuk do të ketë debat.”

Fushata e zonjës Harris ka këmbëngulur në respektimin e planit fillestar mbi debatin.

“Donald, shpresoj të më takosh në skenën e debatit, sepse sipas shprehjes së njohur, nëse ke diçka për të thënë, është më mirë të ma thuash në fytyrë”, tha ajo.

Mbetet të shihet nëse zonja Harris dhe zoti Trump do të takohen ballë për ballë, por ish Presidenti Trump do të ketë një mundësi të re për të kritikuar zonjën Harris dhe kandidatin e saj për nënpresident në një tubim elektoral në Bozeman të Montanës më 9 gusht.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Olimpiada Paris 2024, dy boksieret me gjini të paspecifikuar sigurojnë medalje
Next Article “Kërcenim vetëm me bikini, një burrë më preku…”, modelja tregon anën misterioze të Dubait: Mora 1200 paund për 5 orë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?