By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: HRW: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gazë përbën krim lufte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > HRW: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gazë përbën krim lufte
Bota

HRW: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gazë përbën krim lufte

admin
Last updated: 14/11/2024 08:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch, tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit për evakuimin e banorëve në Gazë përbëjnë “krim lufte të transferimit me forcë” dhe “pastrim etnik” në pjesët e territorit palestinez.

“HRW-ja ka të dhëna të shumta se zyrtarët izraelitë po kryejnë krimin e luftës të transferimit me forcë”, u tha në raportin e organizatës të publikuar më 14 nëntor.

“Veprimet e Izraelit gjithashtu duket se përputhen me përkufizimin e pastrimit etnik” në zonat ku palestinezët nuk do të mund të kthehen, shtoi HRW-ja.

Hulumtuesja e HRW-së Nadia Harman, tha se gjetjet e raportit 172-faqesh bazohen në intervista me banorët e zhvendosur të Gazës, në imazhet satelitore dhe raportimet publike deri në gusht të vitit 2024.

Edhe pse Izraeli ka thënë se zhvendosja justifikohet me sigurinë e civilëve apo për shkak të nevojave ushtarake, Hardman tha se “Izraeli thjesht nuk mund të varet nga prania e grupeve të armatosura për të justifikuar zhvendosjen e civilëve”.

“Izraeli duhet të dëshmojë në çdo rast se zhvendosja e civilëve ishte opsioni i vetëm”, për të respektuar plotësisht ligjin ndërkombëtar humanitar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 1.9 milion palestinezë ishin të zhvendosur në Gazë deri në tetor të vitit 2024. Para se të niste lufta në tetor të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i popullsisë në Gazë ishte 2.3 milionë banorë.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në enklavën palestineze janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë.

“Ta bësh në mënyrë sistematike pjesën më të madhe të Gazës të pabanueshme … në disa raste përgjithmonë… përbën pastrim etnik”, tha Ahmed Benchemsi, zëdhënës i divizionit për Lindjen e Mesme i HRW-së.

Në raportin e HRW-së përmenden në veçanti korridoret Filadelfi dhe Netzarim, që kalojnë përgjatë kufirit egjiptian dhe e ndajnë Gazën përgjatë boshtit të saj lindje-perëndim, korridore që, sipas HRW-së, janë “rrafshuar, zgjeruar dhe pastruar” nga ushtria izraelite për të krijuar zona të sigurta dhe korridore të sigurisë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka insistuar se forcat e shtetit të tij duhet të marrin kontrollin afatgjatë të korridorit Filadelfi.

Hardman tha se forcat izraelite e kanë shndërruar korridorin Netzarim, që gjendet mes Qytetit të Gazës dhe Uadi Gazës, në një zonë të sigurt prej 4 kilometrash të gjerë dhe aty shumica e ndërtesave janë shkatërruar.

Në raport nuk përmenden zhvillimet në luftë që nga gushti i vitit 2024, veçmas ofensivën izraelite që ka nisur në veri të Gazës në fillim të tetorit.

Ky operacion ka detyruar që të paktën 100.000 persona të largohen nga veriu drejt Qytetit të Gazës, ka thënë për AFP-në zëdhënësja e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Louise Wateridge.

Në raportin e HRW-së u tha se “veprimet e autoriteteve izraelite në Gazë janë veprime të një grupi etnik apo fetar për të larguar palestinezët, një tjetër grup etnik apo fetar, nga zonat brenda Gazës përmes mjeteve të dhunshme”. REL

You Might Also Like

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Rritja e importeve nga Kina u hap dyer të reja bizneseve globale

Nuk i kryen pagesat e iPhone-it/ I riu hidhet nga shkëmbi, tërheq me vete edhe të atin, pas tyre hidhet edhe nëna

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

“Gusht i Zi” në Rusi, Putini përballet me krizë karburanti, rënie të rublës dhe sulme ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulmohen godinat qeveritare në Brazil?! Shpërthejnë dy bomba, ka viktima
Next Article Hapet baza e re amerikane në Poloni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?