By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim
Bota

I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

admin
Last updated: 05/09/2024 10:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një djalë që akuzohet për vrasjen e katër personave në një shkollë të mesme në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar nga policia për kërcënime anonime online, ka njoftuar FBI.

Colt Gray, 14-vjeç, ka mohuar në polici se në maj të vitit 2023 kishte qëndruar prapa postimeve në internet që përmbanin imazhe të armëve dhe paralajmërime për të shtëna në shkollë.

I dyshuari hapi zjarr të mërkurën në shkollën e mesme Apalachee në qytetin Winder, duke vrarë dy arsimtarë dhe dy nxënës, thonë hetuesit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër tetë nxënës tjerë dhe një arsimtar kanë mbetur të plagosur. Ai është arrestuar në kampus dhe në procesin gjyqësor do të trajtohet si i moshës madhore.

Policia ka identifikuar viktimat si arsimtarët Chrsitina Irimie dhe Richard Aspinwall, si dhe nxënësit 14-vjeç Mason Schermerhorn dhe Christian Angulo.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i FBI-së, Chris Hosey tha se arma që u përdor është një AR.

I dyshuari kishte alarmuar FBI-në dhe Qendrën Nacionale për Operacione Kërcënuese në maj të vitit 2023, pasi kishin pranuar kërcënime anonime online lidhur me thirrje për të shtëna në shkollë nga një lokacion i panjohur.

Nga kjo agjenci njoftuan se brenda 24 orëve hetuesit konstatuan se kërcënimet vinin nga Georgia.

Zëvendëssherifi kishte intervistuar djaloshin dhe babanë e tij, që kishte deklaruar se “ka armë në shtëpi dhe se djaloshi nuk ka qasje në të”.

I dyshuari që asokohe ishte 13-vjeçar, ka mohuar të ketë bërë kërcënime online kurse autoritetet kishin vazhduar të monitorojnë nivelin e kërcënimit.

“Asokohe, nuk kishte shkak të fortë për ta arrestuar apo ndërmarrë veprime shtesë”, u tha ndër tjera nga FBI.

 

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj: Nënë Tereza shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit
Next Article Aktori i famshëm fotografohet në një dalje publike pas një kohe – pamja e tij ka shqetësuar fansat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?