By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Iran, manovra ushtarake mes tensioneve me Izraelin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Iran, manovra ushtarake mes tensioneve me Izraelin
Bota

Iran, manovra ushtarake mes tensioneve me Izraelin

admin
Last updated: 12/01/2025 00:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Irani zhvilloi të shtunën manovra ushtarake që simulojnë mbrojtjen ajrore, njoftoi media shtetërore, ndërsa Teherani përgatitet për fërkime të mëtejshme me Izraelin, vend të cilin e konsideron armik, si dhe Shtetet e Bashkuara nën Presidentin e ardhshëm Donald Trump.

Lojërat e luftës zhvillohen ndërsa udhëheqësit iranianë përballen me rrezikun që presidenti i ardhshëm amerikan mund ta mbështesë Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit. Teherani druhet se Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Trump mund t’i forcojnë edhe më tej sanksionet ndaj industrisë iraniane të naftës përmes politikës së tij për “trysni maksimale”.

“Në këto stërvitje, sistemet e mbrojtjes do të praktikojnë luftën kundër kërcënimeve ajrore, raketave si dhe luftën elektronike në kushtet reale të fushëbetejës… për të mbrojtur qiejt e vendit dhe zonat e ndjeshme dhe të rëndësishme”, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Manovrat e së shtunës janë pjesë e një stërvitje dymujore të nisur më 4 janar, të cilat kanë përfshirë lojëra luftarake në të cilat Garda Revolucionare mbrojti instalimet bërthamore kryesore në Natanz kundër sulmeve të improvizuara me raketa dhe dronë, njoftoi media shtetërore.

Ushtria iraniane ka thënë se po stërvitej me dronë dhe raketa të reja ndërsa transmetoi pamje të një “baze me raketa” në thellësi të nëntokës që po vizitohej nga Komandanti i Përgjithshëm i Gardës, Gjeneralmajori, Hossein Salami.

Përpjekjet e Iranit kanë pësuar hapa pas në Liban pas sulmeve izraelite kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe rrëzimit muajin e kaluar të Presidentit sirian, Bashar Al-Assad, aleat i Teheranit.

Por zoti Salami paralajmëroi në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, për një “ndjenjë të rreme kënaqësie” midis armiqve të Iranit, duke thënë se Irani dhe veçanërisht divizioni i raketave, ishin më të fortë se kurrë. Ndërsa zyrtarët e Teheranit i kanë minimizuar dështimet e Iranit, një gjeneral iranian, Behrouz Esbati, i cili thuhet se ishte i vendosur në Siri, tha në një fjalim të shpërndarë në mediat sociale se Irani kishte “humbur keq” në Siri. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mund ta verifikonte regjistrimin.

Në vitin 2018, Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje e arritur në vitin 2015 nga pararendësi i tij Barack Obama. Në këtë marrëveshje Irani ishte pajtuar të frenonte pasurimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike të vëna nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara.

You Might Also Like

Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren

Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga

Alarm në Berlin/ Bomba 100 kg e Luftës së Dytë Botërore nxirret nga kanali, evakuohen mijëra banorë

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Kina dhe India zhvillojnë bisedime në Pekin midis përfaqësuesve të posaçëm për çështjen e kufirit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jepen sinjale pozitive për arritjen e armëpushimit në Gazë
Next Article Sela me plis në Gostivar: Të arriturat shqiptare nuk guxojnë të preken

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?