By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ishte nisur për në iftar, përfundoi në pranga – agjentët e maskuar amerikanë arrestuan studenten turke
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ishte nisur për në iftar, përfundoi në pranga – agjentët e maskuar amerikanë arrestuan studenten turke
Bota

Ishte nisur për në iftar, përfundoi në pranga – agjentët e maskuar amerikanë arrestuan studenten turke

admin
Last updated: 27/03/2025 11:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Agjentët e maskuar të Ministrisë së Sigurisë së Brendshme të SHBA-së (DHS) arrestuan shtetasen turke dhe doktoranten në Universitetin Tufts, Rumeysa Ozturk (30), në Massachusetts, pa ndonjë shpjegim paraprak.

Avokatja e saj, Mahsa Khanbabai, deklaroi se autoritetet refuzuan të ofrojnë informacion mbi statusin e saj aktual dhe vendndodhjen.

Ozturk, e cila kishte një vizë të vlefshme studimi F-1, u ndalua në Somerville ndërsa po shkonte për iftar. Një video e arrestimit tregon gjashtë persona të paidentifikuar me fytyrat e mbuluara duke i konfiskuar telefonin dhe i vendosën pranga.

“Ne jemi policia”, dëgjohet në video, ndërsa një kalimtar pyet “Pse po fshehni fytyrat?”

Sipas avokates së saj, Ozturk ishte në një bisedë telefonike me nënën e saj kur agentët e maskuar e ndaluan.

“Ne nuk e dimë ku ndodhet dhe nuk kemi arritur të kontaktojmë me të. Deri tani nuk janë ngritur akuza kundër saj”, tha Khanbabai.

Administrata e Universitetit Tufts ka konfirmuar se Ozturk ka qenë studente e tyre, por ka njoftuar se nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e saj dhe nuk kishte ndarë të dhëna me autoritetet.

Viza e Ozturk u anulua papritur, pa ndonjë shpjegim. Megjithatë, një zyrtar i lartë i DHS-së më vonë deklaroi se arsyeja e arrestimit të saj ishte “mbështetje për Hamasin”, pa ofruar prova konkrete.

Ozturk ka qenë më parë një nga bashkautorët e një teksti që kërkonte njohjen e “gjenocidit palestinez” dhe tërheqjen e investimeve nga Tufts që ishin të lidhura me Izraelin. Pas publikimit të këtij teksti, emri i saj u shfaq në një listë të kontestuar të Canary Mission, një faqe interneti që shënjon aktivistët pro-palestinezë në SHBA.

Ajo u dërgua në një qendër për deportime në Luiziana. Gjykatësja federale Indira Talwani urdhëroi autoritetet që të mos e transferonin Ozturk jashtë Massachusetts pa një njoftim paraprak prej 48 orësh.

Megjithatë, pavarësisht nga ky ndalim, ICE e transferoi Ozturk në një qendër paraburgimi në Basile, Luiziana, mijëra kilometra larg.

Ndryshe, mijëra u mblodhën në Universitetin Tufts duke bërë thirrje për lirimin e studentes turke.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pronarët e PSG-së synojnë blerjen e gjigantit spanjoll
Next Article Tha me plot bindje që ka një lidhje jashtë, Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?