By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli shpall “non grata” agjencinë e OKB që ndihmon refugjatët palestinezë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli shpall “non grata” agjencinë e OKB që ndihmon refugjatët palestinezë
Bota

Izraeli shpall “non grata” agjencinë e OKB që ndihmon refugjatët palestinezë

admin
Last updated: 29/10/2024 08:34
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Izraeli miratoi një ligj të hënën që ndalon a agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë, UNRWA që të operojë në vend. Ligji mund të ndikojë në punën e saj në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Ligjvënësit që hartuan ligjin cituan, siç u shprehën, “përfshirjen e disa punonjësve të UNRWA-s në sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe faktin që punonjës të saj ishin anëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura.

Ligji ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit, të cilët druhen se kjo masë do të përkeqësojë më tej situatën e rëndë humanitare në Gazë, ku Izraeli lufton prej një viti kundër militantëve të Hamasit. Masa ligjore e ndalimit të veprimtarisë nuk i referohet operacioneve në territoret palestineze apo gjetkë.

“Punonjësit e UNRWA-s të përfshirë në aktivitete terroriste kundër Izraelit duhet të mbahen përgjegjës. Duke qenë se shmangia e një krize humanitare është po ashtu thelbësore, ndihma e qëndrueshme humanitare në Gazë duhet të vazhdojë tani dhe në të ardhmen,” shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në mediat sociale.

“90 ditët përpara hyrjes në fuqi të ligjit dhe më pas ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që Izraeli të vazhdojë të lehtësojë ndihmën humanitare për civilët në Gaza në një mënyrë që nuk kërcënon sigurinë e Izraelit”, shtoi ai.

Parlamenti miratoi gjithashtu një shtesë në ligjin e ri sipas së cilës autoritetet izraelite nuk mund të kenë më kontakte me UNRWA-n, por mund të bëhen përjashtime në të ardhmen.

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë UNRWA, e cilësoi votimin një “precedent të rrezikshëm” që kundërshton kartën e OKB-së dhe shkel detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar.

“Kjo është e masa e fundit në kuadrin e fushatës për diskreditimin e UNRWA -s dhe goditjes së rolin të saj në ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve për refugjatët palestinezë,” shkroi ai në X.

Agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë, UNRWA , ka dhjetëra mijëra punonjës dhe ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe ndihmë për miliona palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Prej kohësh ajo ka patur marrëdhënie të tensionuara me Izraelin, por ato janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gazë dhe Izraeli ka kërkuar vazhdimisht që UNRWA të shpërbëhet dhe që përgjegjësitë e saj të transferohen tek agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara.

OKB-ja tha në gusht se nëntë punonjës të UNRWA-s mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit dhe ishin shkarkuar. Një komandant i Hamasit në Liban, i vrarë muajin e kaluar në një sulm izraelit, rezultoi të kishte punuar për UNRWA-n.

Një tjetër komandant i vrarë në Gazë javën e kaluar kishte qenë punonjës i ndihmave të OKB-së. UNRWA konfirmoi se të dy ata kishin qenë punonjës të agjencisë. VOA.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Tre vende të mëdha evropiane propozojnë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët

Kryeministri izraelit refuzon t’i japë fund luftës, zotohet për ripushtim të plotë të Gazës

Turqit sanksionojnë pasagjerët: Gjobë 60 euro për një gabim që shumë e bëjnë në aeroplan

Djali i Donald Trump thotë se ‘ndoshta një ditë’ do të kandidojë për president të SHBA-së

Gjiganti i kriptovalutave Coinbase u godit nga një sulm kibernetik që pritet t’i kushtojë rreth 400 milionë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article E padëgjuar më parë, digjen kutitë e votimit për presidencialet në SHBA
Next Article Banorët e Big Brother ia huqin datën e martesës së Dafina Zeqirit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?