By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pedri pritet të udhëtojë në Londër me Barcelonën, por s’do të luajë ndaj Chelsea-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Pedri pritet të udhëtojë në Londër me Barcelonën, por s’do të luajë ndaj Chelsea-s
Sport

Pedri pritet të udhëtojë në Londër me Barcelonën, por s’do të luajë ndaj Chelsea-s

admin
Last updated: 24/11/2025 11:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ylli i Barcelonës, Pedri, pritet të jetë pjesë e udhëtimit të ekipit drejt Londrës për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Chelsea-s, edhe pse nuk do të jetë i gatshëm të luajë.

Mesfushori spanjoll vazhdon të mbetet jashtë fushave për shkak të një lëndimi, por megjithatë pritet të shoqërojë skuadrën për një arsye më personale.

Pedri mbush 23 vjeç të martën, pikërisht ditën kur Barcelona luan në “Stamford Bridge”.

Sipas gazetarit Javier Miguel nga “Diario AS”, lojtari ka dëshirë ta kalojë ditëlindjen pranë shokëve të ekipit.

“Pedri mund të udhëtojë në Londër për t’u çlodhur. E martja është ditëlindja e tij dhe ai do të donte ta festonte me skuadrën. Ai do të udhëtonte pa leje loje dhe është plotësisht e pamundur që të luajë”, ka thënë Miguel.

Ndërkohë që Pedri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen në Londër, trajneri Hansi Flick ka një lajm të mirë për mesfushën e Barcelonës.

Frenkie de Jong, i cili mungoi në fundjavë ndaj Athletic Bilbaos për shkak të pezullimit, do të rikthehet në dispozicion.

Pavarësisht mungesës së tij, Barcelona arriti të fitojë bindshëm 4-0 ndaj Bilbaos.

Tani, de Jong pritet të kthehet direkt në formacionin titullar për sfidën kundër Chelseat, kampionëve të Botës për klube, një ndeshje që shihet si një test i vërtetë për blaugranat këtë sezon.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ishin paraparë të prezantoheshin provat përmes videos, shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt për në ora 13:10
Next Article Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?