By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran
Bota

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

admin
Last updated: 09/04/2026 15:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashintong, 9 prill, Zhurnal.mk – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance deklaroi se Libani nuk përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet në territorin libanez.

“Ky është një keqkuptim i arsyeshëm, por as ne dhe as izraelitët nuk kemi thënë ndonjëherë se Libani do të ishte pjesë e armëpushimit”, tha JD Vance gjatë një vizite në Budapest.

“Marrëveshja është e fokusuar te Irani dhe te aleatët e SHBA-së, përfshirë Izraelin dhe shtetet arabe të Gjirit”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur Izraeli po vijon operacionet ushtarake në Liban.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën 182 persona janë vrarë dhe 890 të tjerë janë plagosur.

JD Vance shtoi se do të informohet më tej për situatën, por sipas tij, Izraeli ka shprehur gatishmërinë për të qenë disi më i vetëpërmbajtur në veprimet në Liban, në mënyrë që të mos dëmtohet procesi i negociatave.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord për një pauzë dyjavore të luftimeve dhe rihapjen e përkohshme të Ngushticës së Hormuzit, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Pakistani për të shmangur një përshkallëzim të madh të konfliktit, të paralajmëruar më herët nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, ka mospërputhje në interpretimin e marrëveshjes. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif deklaroi se pakti përfshin edhe Libanin, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar këtë, duke theksuar se armëpushimi i referohet vetëm konfliktit SHBA–Iran dhe jo operacioneve kundër Hezbollahut.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane i konsiderojnë sulmet izraelite ndaj Hezbollahut si shkelje të marrëveshjes.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf ka shprehur dyshime për vlefshmërinë e negociatave me SHBA-në, duke akuzuar Uashingtonin për shkelje të premtimeve që në fillim të procesit.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian i cilësoi sulmet izraelite në Liban, si të papajtueshme me marrëveshjen e armëpushimit dhe paralajmëroi për një përgjigje të ashpër, në rast të shkeljeve të mëtejshme.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para
Next Article Ndryshimi i konsensusit evropian për Maqedoninë e Veriut do t’i jepte Bullgarisë të drejtën e vetos, thotë Eurodeputeti Iliya Lazarov
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?