By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota
Shqipëri

Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota

admin
Last updated: 05/05/2025 22:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli fton shqiptarët e diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, pasi sipas saj ata mund të sjellin rotacionin politik.

E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Topalli e ka quajtur një cunam votash, votimin e diasporës, teksa shtoi se do të realizohet kthesa historike.

Blendi Fevziu: Çfarë mesazhi i jepni ju diasporës?

Jozefina Topalli: Së pari për ne është themelore si për shqiptarët brenda kufijve dhe ato që jetojnë jashtë për të mbyllur kapitullin e së keqes dhe për të hapur një kapitull të ri që dua ta shoh në disa plane, por plani kryesor është që në 11 Maj ato mund të sjellin rotacionin për një arsye madhore që i kalon të gjitha forcat politike që është ndalja e dëbimit të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Kemi 1 milion shqiptarë që janë dëbuar gjatë 12 viteve jashtë kufijve të Shqipërisë. Mua më duket si një cunam votash që do të realizojmë atë që do të jetë kthesa historike e 11 Majit për arsyen e ekzistencës kombëtare.

Ndërkohë demokratja Topalli ka zbuluar edhe shtetet nga të cilat pret të marrë më shumë vota Partia Demokratike.

Blendi Fevziu: Ku mendoni ju se do të keni më shumë mbështetje? Dy vendet kryesore të regjistruara janë Italia dhe Greqia. Greqia duket se është mbrapa me kthimin e zarfeve, por Italia është në vendin e parë.

Jozefina Topalli: Italia është rreth 91 mijë votues, është një shifër fantastike dhe nuk ka qenë rastësi që ne jemi fokusuar shumë pa lënë pas Gjermaninë, Londrën, SHBA dhe Greqinë ku gjithashtu janë rreth 68 mijë vetë. Nga Italia kanë ardhur mbi 62 mijë zarfe dhe unë shfrytëzoj rastin për një falënderim të përzemërt për të gjithë shqiptarët, pasi ata kanë harxhuar kohë.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve
Next Article Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?