By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu lancon fushatën për fuqizimin e të drejtave të grave në punë: Mbështesim mbi 6,000 kryefamiljare nga programet e mbrojtjes sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu lancon fushatën për fuqizimin e të drejtave të grave në punë: Mbështesim mbi 6,000 kryefamiljare nga programet e mbrojtjes sociale
Shqipëri

Koçiu lancon fushatën për fuqizimin e të drejtave të grave në punë: Mbështesim mbi 6,000 kryefamiljare nga programet e mbrojtjes sociale

admin
Last updated: 01/02/2024 08:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë informuese në të gjithë vendin për barazinë gjinore, të drejtat e grave në fushën e punësimit, vendin e punës, mosdiskriminimin në vendin e punës, leja prindërore dhe aksesi i tyre në të drejtat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka lancuar nisjen e fushatës në Shkodër me temë, “Fuqizimi i grave dhe vajzave përmes rritjes së aksesit në të drejtat ekonomike, ligjore dhe sociale” ku merrnin pjesë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, zv.ambasadori i Francës në Shqipëri, Samuel Richard si dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Shkodër.Koçiu nënvizoi se “një grua e fortë ekonomikish apo një grua që ka mundësi të sigurojë vetë ekzigjencat e përditshme është një aktor kryesor në shoqëri e cila më pas i ka dyert e hapur për të pasur më shumë akses ndaj të drejtave të saj”.

Ministrja Koçiu solli në vëmendje një sërë iniciativash të ndërmarra nga qeveria dhe MSHMS për të fuqizuar ekonomikisht grate.“Kemi trefishuar ndihmën ekonomike për gratë dhe vajzat e dhunuara dhe të abuzuara. Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy ose më shumë fëmijë. Sikundër dhe kemi dyfishuar ndihmën ekonomike për ato familje që kanë mbi 3 fëmijë dhe padiskutim një incentivë e viteve të fundit është edhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë”, deklaroi Koçiu.

Ministrja Spiropali u shpreh se “ne jemi shumë krenar që sa i takon barazisë gjinore në përfaqësim në qeveri, ne jemi sot numri një. Të gjithë së bashku mundemi në bashkëpunim me autoritetet që këto të drejta të jenë të pacënuara në çdo lloj ambienti, përfshirë edhe në punë. Kuvendi ka marrë një rol të ri sa i takon procesit të integrimit evropian dhe ndryshmi i legjislacionit që të jetë i përafruar me legjislacionin e BE-së, është një detyrë”.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për diskriminimin gjinor në vendin e punës, aksesi në ndihmën juridike falas për gratë dhe vajzat, monitorimi i zbatimit të legjislacionit dhe praktikës ligjore në mjedisin e punës si dhe mundësitë dhe aksesi për gratë dhe vajzat në tregun e punës.

Përmes informimit dhe fushatës ndërgjegjësuese për barazinë gjinore që organizohet në bashkëpunim edhe me Expertise France, programi i asistencës teknike që mbështet Qeverinë Shqiptare, për të adresuar barazinë gjinore në qasjen në mundësitë ekonomike, synohet që të rritet ndërgjegjësimi dhe mundësia për informim e grave dhe komunitetit e familjeve në përgjithësi për të drejtat e grave.

You Might Also Like

“Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike

Humb jetën në det një 50-vjeçar në plazhin e Durrësit

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Kapet në Dubai Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa ose “Kazanova”, pritet ekstradimi në Shqipëri

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Messi sugjerohet si pasues i Xavit te Barcelona
Next Article Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?