By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kostumi tradicional i gruas dardhare, simbol i kulturës dhe elegancës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Kostumi tradicional i gruas dardhare, simbol i kulturës dhe elegancës
Kulturë

Kostumi tradicional i gruas dardhare, simbol i kulturës dhe elegancës

admin
Last updated: 06/02/2025 09:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Veshjet tradicionale janë simbol i kulturës dhe dëshmi e traditave shekullore të popullit shqiptar.

Një prej kostumeve më të hijshme dhe elegante është ai i grave dardhare. Në Dardhë veshja tradicionale ishte e punuar me shajak për t’iu përshtatur klimës së ftohtë, ndërsa zbukurimet e saj reflektonin identitetin e zonës.

Veshja e grave të kësaj zone karakterizohet nga fustani në ngjyrë vishnje. Materiali është prej cope të plotë, në mënyrë që kur të vishet, të qëndrojë kreko.

Fundi i fustanit është i zbukuruar me shirita njëngjyrëshe kadifeje të zezë. Në pjesën e gjoksit ai është i zbukuruar me kadife të zezë dhe oje të bardhë, e cila është e qendisur me grep ose me gjilpërë duke i dhënë hijeshi. Ky fustan ka jakë të vogël kadife të zezë.

Një element tjetër kryesor është xibuna (një lloj jeleku i gjatë) në material të trashë të punuar me vegël ose ndryshe avlemend, e quajtur shajak. Xibuna përpara gjoksit është e kompozuar me shirita ngjyrë ari dhe me motive të thjeshta. Ndërsa më poshtë anembanë si dekor ka tertir të kuq.

Përparësja, ose mësalla, kryesisht është në ngjyrë të zezë ose vishnje dhe zbukurimet në të janë me tertir të zi. Mbi përparëse vihet edhe gajtani nga beli dhe mbahet me një kapëse.

Brezi është i dekoruar me kombinime në të zezë dhe ngjyrë floriri, dhe vishet mbi mësallë.

Një element tjetër është dhe shamija. Kryesisht në ngjyrë të zezë, dekoruar me lule të ndryshme dhe në fund me thekë të bërë me gjilpërë ose me grep. Tjetër element janë çorapet, kryesisht të zeza në material leshi dhe në fund kanë motive me ngjyrë të bardhë dhe pak bojëqielli, në të cilat kombinohen disa rombe. Dhe së fundmi, kostumi plotësohet me këpucët, që kryesisht janë të zeza dhe me pak takë.

 

You Might Also Like

KËMBËT E TUA

STACIONI

Akademia e Shkencave përkujton në ditën e lindjes akademikun dhe albanologun Rexhep Qosja

KANTI. DITËT E TIJ TË FUNDIT

SHTËPIA JONË E LUMTUR

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fushata sekrete e Listës Serbe për sigurimin e votave – Nis shpërndarjen e parave që erdhën nga Serbia për serbët e papunë në Kosovë
Next Article Rama: Shpenzimet e turistëve të huaj në vitin 2024, 4,8 miliardë dollarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?