By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti i shkruan letër Abdixhikut, e fton LDK-në në koalicion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti i shkruan letër Abdixhikut, e fton LDK-në në koalicion
Maqedoni

Kurti i shkruan letër Abdixhikut, e fton LDK-në në koalicion

admin
Last updated: 05/05/2025 11:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fituesi i zgjedhjeve parlamentare 2025 – i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të tejkaluar bllokadën institucionale dhe për të arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje.

Në letrën e tij, Kurti thekson se votuesit e të dyja partive, LVV dhe LDK, sot do të preferonin më së shumti një koalicion të përbashkët, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në interes të vendit dhe të qytetarëve.

Ai kritikon idenë për shkuarje në zgjedhje të reja, duke e konsideruar të kotë një garë tjetër që mund të çojë në të njëjtin rezultat.

“Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK,” shkruan Kurti, duke shtuar se një qasje e tillë vetëm sa do ta vononte formimin e institucioneve.

Kurti i kujton Abdixhikut historinë e bashkëpunimeve të mëhershme të LDK-së me parti të tjera, duke theksuar se përkundër dallimeve politike, vendimmarrjet për koalicion duhet të udhëhiqen nga prioritetet e qytetarëve dhe të shtetit.

Ai shpreh gatishmëri për të diskutuar drejtpërdrejt për mundësinë e një marrëveshjeje.

Letra e Kurtit vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë me radhë të konstituohet, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, ku LVV ka propozuar Albulena Haxhiun.

 

Kjo lëvizje shihet si përpjekje e fundit për të evituar zgjedhjet e reja, të cilat duket se po konsiderohen si alternativë reale në mungesë të një marrëveshjeje.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klekovski: Buxheti në shëndetësi është rritur për 7 miliardë denarë
Next Article Camila Cabello shfaqet përkrah të dashurit miliarder në Monako pas thumbit ndaj Katy Perry-t

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?