By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin
Bota

Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

admin
Last updated: 04/04/2026 15:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dubai, 4 prill argument.mk/ – Dubai, i njohur si qytet luksoz për të pasurit dhe të famshmit, po përballet sot me një krizë sigurie. Raketa iraniane dhe sulme me dronë kanë goditur aeroporte, hotele dhe impiante nafte, duke vrarë tre persona, e duke e privuar tashmë parajsën e miliaderëve nga statusi i çimentuar sidomos vitet e fundit.

Sot, të pasurit po shpenzojnë qindra mijëra dollarë për t`u larguar prej andej shkruajnë mediat e huaja. Një familje turke, sipas NDTV World ka paguar deri në 200,000 dollarë për t`u larguar drejt Gjenevës nëpërmjet Omanit pas zjarrit që shpërtheu kur mbeturinat e një rakete goditën hotelin pranë shtëpisë së tyre në Palm Jumeirah.

“Kur pamë zjarrin, thashë, ‘boll më, është koha për t’u larguar’,” rrëfeu Evrim, nënë e dy fëmijëve të vegjël e cila së bashku me të shoqin kishte udhëtuar për 6 orë nëpër shkretëtirë deri në kryeqytetin e Omanit, Muscat.

Frika e kësaj familjeje ishte se sa më shumë të zgjasë konflikti, aq më i vështirë do të bëhet largimi, mes panikut se në luftë mund të përfshihet edhe Arabia Saudite, që kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore rajonale.

Qeveri të huaja, përfshirë ato të Britanisë dhe Gjermanisë, kanë dërguar avionë në Oman për të evakuuar qytetarët e tyre. Por ndërkohë, shumë të pasur po gjejnë vetë mënyrat për t`u larguar. “Kërkesa po rritet,” tha Glenn Phillips, menaxher i PR-së dhe reklamave në Air Charter Service, një agjenci që organizon avionë privatë në mbarë botën.

“Aktualisht kemi organizuar disa fluturime evakuimi dhe kemi planifikuar edhe shumë të tjera”, pohon ai. Vetëm në Dubai, sipas shtypit italian, ka njëzet persona me të ardhura personale mbi një miliard dollarë, dyqind që zotërojnë mbi njëqind milionë, dhe 81 mijë që kanë të paktën dhjetë milionë USD.

Nëse aeroporti më i ngarkuar në botë mbyllet për disa orë për shkak të shpërthimeve, ka gjithmonë avionë private që kushtojnë 15,000 dollarë për një vend, ndërsa nuk mungojnë tarifat speciale prej 50,000 dollarësh për fluturim.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial: BE bie në grackën e vet të ngutisë për Shqipërinë dhe Malin e Zi
Next Article “Paranoja” e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së për zëvendësimin shpjegon spastrimet e gjeneralëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?