By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lideri Suprem i Iranit bën paraqitjen e parë që nga armëpushimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lideri Suprem i Iranit bën paraqitjen e parë që nga armëpushimi
Bota

Lideri Suprem i Iranit bën paraqitjen e parë që nga armëpushimi

admin
Last updated: 27/06/2025 09:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Irani do t’i përgjigjet çdo sulmi të ardhshëm të SHBA-së duke goditur bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, tha Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei, në fjalimin e tij të parë televiziv që nga arritja e një armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit.

Khamenei, 86 vjeç, “shpalli fitoren” pas 12 ditësh luftë që kulmoi me një sulm iranian ndaj bazës më të madhe amerikane në rajon, të vendosur në Katar.

Ashtu si në komentet e tij të fundit, të publikuara më shumë se një javë më parë gjatë bombardimeve izraelite, ai foli nga një vend i fshehtë.
Në fjalimin e tij të regjistruar paraprakisht, të transmetuar në televizionin shtetëror, Khamenei premtoi se Irani nuk do të dorëzohej, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Trump tha “sigurisht” kur u pyet nëse SHBA do të godiste përsëri nëse Irani rindërtonte programin e tij të pasurimit bërthamor.

Ndryshe, presidenti amerikan tha se SHBA “kishte zhdukur” programin bërthamor të Iranit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi gjithashtu “një fitore historike” të martën, pasi armëpushimi i brishtë hyri në fuqi, duke thënë se Izraeli kishte arritur qëllimin e tij për të hequr kërcënimin bërthamor dhe balistik të Teheranit.

Menjëherë pas fjalimit të Khameneit, Netanyahu postoi një mesazh me një fotografi të tij dhe Trumpit duke mbajtur duart me mesazhin: “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë tanë të përbashkët”.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të shtunën dhe të dielën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave
Next Article U tha se Bayerni ka arritur marrëveshje me Woltemade, reagon drejtori i Stuttgartit dhe zbulon çmimin e lojtarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?