By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ismaili diskuton me presidenten Shiroka-Pula integrimin financiar të Kosovës në BE dhe anëtarësimin në SEPA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ismaili diskuton me presidenten Shiroka-Pula integrimin financiar të Kosovës në BE dhe anëtarësimin në SEPA
Kosovë

Ismaili diskuton me presidenten Shiroka-Pula integrimin financiar të Kosovës në BE dhe anëtarësimin në SEPA

admin
Last updated: 12/11/2026 17:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ku kanë diskutuar zhvillimet në sektorin financiar, reformat institucionale dhe proceset e integrimit të Kosovës në sistemet financiare evropiane.

Në këtë takim, të parin pas marrjes së detyrës nga presidentja Shiroka-Pula, Ismaili ishte i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja e BQK-së, Nesrin Shileku-Shala.

Sipas njoftimit të BQK-së, guvernatori Ismaili e uroi presidenten për detyrën dhe e informoi për gjendjen e sektorit financiar, duke vënë në pah treguesit që dëshmojnë qëndrueshmërinë e sektorit bankar në Kosovë.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit financiar për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet financiare dhe sigurimin e vazhdimësisë së financimit të ekonomisë.

Një nga temat kryesore të takimit ishte procesi i aplikimit të Kosovës për përfshirje në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Pas dorëzimit të aplikimit, Ismaili theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë për avancimin e këtij procesi.

Anëtarësimi në SEPA pritet të mundësojë transfere ndërkufitare në euro me kosto më të ulëta dhe procedura më të lehta, duke përfituar qytetarët që dërgojnë dhe pranojnë para nga jashtë, si dhe bizneset që kryejnë pagesa me partnerët në tregun evropian.

Në takim u diskutua edhe mundësia e përfshirjes së Kosovës në sistemin ndërkombëtar të sigurimit motorik të Kartonit të Gjelbër, si dhe bashkëpunimi me bankat qendrore partnere dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Ndër temat e tjera ishin agjenda legjislative dhe reformat e BQK-së, forcimi i mbikëqyrjes financiare dhe përafrimi i mëtejshëm me standardet e Bashkimit Evropian.

Vëmendje iu kushtua edhe modernizimit të sistemeve të pagesave, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K, i cili synon t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve kryerjen dhe pranimin e pagesave brenda pak sekondash dhe me kosto më të ulëta.

Po ashtu, guvernatori dhe zëvendësguvernatorja e informuan presidenten për nismat që synojnë zgjerimin e qasjes në financa, veçanërisht për krijimin e mundësive më të mëdha të financimit për gratë ndërmarrëse.

Presidentja Shiroka-Pula, sipas BQK-së, vlerësoi angazhimin dhe agjendën reformuese të këtij institucioni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në respektim të mandateve dhe pavarësisë kushtetuese të Bankës Qendrore.

Në anën tjetër, Ismaili theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për avancimin e nismave që kanë interes të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article e-Gjoba Administrative, sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobave
Next Article Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?