By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Macron: Evropa përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Macron: Evropa përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Bota

Macron: Evropa përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

admin
Last updated: 14/07/2025 08:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës po përballet me një “kërcënim më të madh” se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në një fjalim para forcave të armatosura në Paris, ai tha se “po jetojmë në një moment vendimtar” për shkak të gjeopolitikës komplekse.

Macron bëri thirrje që shpenzimet e mbrojtjes së Francës të rriten me 3.5 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe më pas me 3 miliardë euro të tjera në vitin 2027.

Duke iu referuar kërcënimit nga Rusia, ai denoncoi “politikat imperialiste” dhe “fuqitë aneksuese”.

Ndër tjera, presidenti francez u zotua të dyfishojë buxhetin ushtarak të Francës deri në vitin 2027, tre vjet më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Në vitin 2017, buxheti i mbrojtjes i vendit të tij ishte 32 miliardë euro dhe sipas planeve do të rritej në 64 miliardë euro brenda dy vjetësh.

Por, propozimet ende duhet të miratohen nga qeveria franceze.

“Për të qenë i lirë në këtë botë, duhet të të kenë frikë. Për të të kenë frikë, duhet të jesh i fuqishëm”, tha ai.

Macron tha se bota po dëshmonte rikthimin e energjisë bërthamore dhe “përhapjen e konflikteve të mëdha”.

Ai gjithashtu iu referua bombardimeve amerikane të Iranit, luftimeve midis Indisë dhe Pakistanit dhe asaj që ai e quajti “ngritje dhe ulje në mbështetjen amerikane për Ukrainën”.

Ndryshe, muajin e kaluar, anëtarët e NATO-s ranë dakord të angazhohen për të shpenzuar 5% të GDP-së çdo vit për mbrojtje, nga objektivi i mëparshëm prej 2%.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi gjithashtu rishikimin e saj të mbrojtjes, me Sekretarin e Mbrojtjes John Healey që tha se do t’i dërgonte një “mesazh Moskës”.

Së fundmi, kreu i ushtrisë franceze Thierry Burkhard tha se Rusia e shihte Francën si “armikun e saj kryesor në Evropë”.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E goditi Joao Pedron me shuplakë pas ndeshjes, Luis Enrique thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e bëri këtë
Next Article Mot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?