By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 130 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, OBSH ngre alarmin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 130 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, OBSH ngre alarmin
Bota

Mbi 130 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, OBSH ngre alarmin

admin
Last updated: 19/05/2026 13:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kongo, 19 maj, Zhurnal.mk – Të paktën 131 persona kanë vdekur dhe mbi 500 raste të dyshuara janë regjistruar pas shpërthimit të Ebolës në lindje të vendit, njoftoi sot Ministria kongoleze e Shëndetësisë, ndërsa kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehu shqetësim për “shkallën dhe shpejtësinë e epidemisë”, raportoi AP.

Ministri i Shëndetësisë, Samuel Roger Kamba, tha se janë regjistruar 513 raste të dyshuara dhe 131 vdekje, por sqaroi se hetimet mbeten në vazhdim, për të konfirmuar se sa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen.

Shifrat përbëjnë një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, kur autoritetet raportuan rreth 300 raste të dyshuara.

Shefi i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se është “thellësisht i shqetësuar” nga përmasat e shpërthimit dhe njoftoi një mbledhje urgjente të komitetit të emergjencës të organizatës.

Autoritetet shëndetësore thanë se shpërthimi, i konfirmuar zyrtarisht të premten, shkaktohet nga virusi i rrallë “Bundibugyo ebolavirus”, për të cilin nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime të miratuara.

OBSH-ja e shpalli të dielën situatën – një emergjencë të shëndetit publik – me shqetësim ndërkombëtar.

Raste janë konfirmuar në Bunia, Goma, Mongbwalu, Butembo dhe Nyakunde. Një rast dhe një viktimë janë raportuar gjithashtu në Ugandë.

Mes të infektuarve është edhe mjeku amerikan Peter Stafford, i cili po trajtonte pacientë në një spital në Bunia – kur shfaqi simptomat e para.

Ekspertët thanë se reagimi u vonua për shkak të rezultateve fillestare false negative. Rasti i parë u regjistrua më 24 prill në Bunia, por analizat fillimisht testuan variantin më të zakonshëm të virusit, gjë që bëri që shpërthimi të mbetej i pazbuluar për disa javë.

Lindja e Kongos prej vitesh përballet me krizë humanitare dhe konflikte të armatosura. Rajoni i Iturit, ku ndodhet epiqendra e shpërthimit, ka mbi 273 000 persona të zhvendosur nga një popullsi prej rreth 1,9 milion banorësh.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjashtë të vdekur pas të shtënave me armë në Turqinë jugore
Next Article Metsola: U bëjmë homazh atyre që ndërtuan Evropën çdo ditë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?