By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 40 zjarre në pjesën verilindore të Atikës – evakuime të reja në pjesën veriore të Athinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 40 zjarre në pjesën verilindore të Atikës – evakuime të reja në pjesën veriore të Athinës
Bota

Mbi 40 zjarre në pjesën verilindore të Atikës – evakuime të reja në pjesën veriore të Athinës

admin
Last updated: 12/08/2024 15:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Që nga orët e hershme të mëngjesit në parametrin e zjarrit janë regjistruar mbi 40 zjarre, theksoi zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës të Greqisë, Vasilis Vatrakoianis, duke informuar për zjarrin në në pjesën verilindore të zonës së Atikës, dhe për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve me mesazhe të reja nga numri 112, të dërguara në një hark kohor prej një ore, është kërkuar evakuimi i gjashtë lagjeve në pjesën veriore të Athinës, njoftoi korrespondentja e MIA nga Athina.

Zjarri është aktiv tashmë 24 orë, ka ndezje të vazhdueshme në vende të ndryshme, ndërsa Vatrajojanis theksoi se era shumë e fortë që arrin edhe deri në shtatë Bofori e vështirëson shuarjen.

Ai sqaroi se që nga fillimi i zjarrit nga numri 112 janë dërguar gjithsej 26 mesazhe për evakuimin e qytetarëve dhe ka treguar se në shuarje kanë ndërhyrë 685 zjarrfikës me 27 ekipe këmbësorie dhe 190 automjete, si dhe një numër i madh i vullnetarë, ndërsa shuarja është bërë nga ajri me 33 mjete, përkatësisht 16 aeroplanë dhe 17 helikopterë.

Në ndihmë të qytetarëve, siç theksoi zëdhënësi i zjarrfikësve, që prej ditës së djeshme në zonën ku ka rënë zjarri janë vendosur mjetet e urgjencës, tre spitale janë në gjendje gatishmërie të shtuar dhe deri më tani është dashur të sigurohet fillimisht ndihma për 13 persona të cilët kishin probleme të lehta në frymëmarrje, si dhe ç[r dy zjarrfikës, njëri prej të cilëve ka pësuar djegie të lehta në duar.

Duke qenë se porti i Rafinës, një nga tre portet në rajonin e Atikës, është në afërsi të zjarrit, me urdhër të Ministrit të Çështjeve Detare dhe Politikës së Ishullit të Greqisë, Hristos Stiliandis, të gjitha anijet që supozohej të mbërrinin ose niseshin nga ai port sot, janë riorientuar drejt fqinjit në Lavrio.

Për shkak të erës së fortë, tymi i zjarrit u përhap me shpejtësi dhe sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar në Athinë dhe portalit Meteo, ai u përhap në gjatësi mbi 300 kilometra.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ja çfarë po i ofron Erjola ndjekësve
Next Article Vendosën zjarr në dy fshatra në Berat, arrestohet një shtetas, procedohet penalisht tjetri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?