By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski paralajmëron takim me familjet e të pësuarve në zjarrin në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski paralajmëron takim me familjet e të pësuarve në zjarrin në Koçan
Maqedoni

Mickoski paralajmëron takim me familjet e të pësuarve në zjarrin në Koçan

admin
Last updated: 05/05/2025 14:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj – Është me rëndësi të jemi të durueshëm dhe t’i zgjidhim problemet, prandaj më tutje qytetarët janë ata të cilët gjykojnë dhe marrin vendime, thotë kryeministri Hristian Mickoski, duke theksuar se në bazë ditore zgjidhen problemet lidhur me ngjarjet në Koçan. Paralajmëroi se personalisht do të takohet edhe do të bisedojë me familjet e të vdekurve në mënyrë tragjike dhe të të lënduarve.

“Do të përmend konkretisht shembullin e fëmijëve që po ktheheshin nga Ankaraja dy ose tre ditë më parë dhe patën një situatë të pakëndshme në aeroportin e Stambollit. Personalisht fola me njërin nga prindërit, me njerëz nga mjedisi i ngushtë dhe personalisht me presidentin Erdogan, e gjithë çështja është zgjidhur… dhe kështu do të jetë në periudhën që vjen. Kjo punë do të zgjasë me vite, nuk do të jetë një punë që mbaron. Do të bëj gjithçka që mundem dhe do të flas personalisht me prindërit e të lënduarve, si dhe me ata që humbën tragjikisht të dashurit e tyre. E gjithë Maqedonia ende vuan dhe do të vazhdojë të vuajë, dhe kjo nuk do të jetë një dhimbje që do të ndalet, por ne duhet të përballemi me të gjitha këto dhe t’i zgjidhim problemet, ata nuk mund t’i zgjidhin vetë”, deklaroi Mickoski.

Shtoi se do të ketë edhe struktura politike të cilat do të bëjnë përpjekje të grumbullojnë pikë politike nga tragjedia, por shtoi se është me rëndësi si Qeveri t’i zgjidhin problemet.

Lidhur me akuzat se po zhvillohet hetim selektiv, Mickoski tha, se ajo është çështje e Prokurorisë, sepse ajo e zhvillon hetimin, e jo Qeveria dhe ju bëri thirrje të gjithë “faktorëve politikë që t’i lënë prokurorët dhe gjykatësve që ta bëjnë punën”.

“Përgjigjen e kësaj pyetjeje është më mirë t’jua japin prokurorët, unë nuk do të ndërhyj në hetim, e kam thënë që në fillim, as nuk jam përgjigjur në telefon dhe as nuk kam komunikuar me askënd nga Prokuroria. Ministri i Punëve të Brendshme më informon rregullisht për shumë aktivitete që janë në vazhdim. Ky është prioriteti i parë për mua si kryeministër i Qeverisë”, tha Mickoski. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Sos Vita” paralajmëron takim me Mickoskin
Next Article Pas letrës së Kurtit, Abdixhiku: Do të japim përgjigje zyrtare, pa arrogancë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?