By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Minierat e Kosovës akoma në errësirën e viteve të kaluara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Minierat e Kosovës akoma në errësirën e viteve të kaluara
Maqedoni

Minierat e Kosovës akoma në errësirën e viteve të kaluara

admin
Last updated: 03/05/2025 21:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Është xhaketa e njërit prej punëtorëve në Minierën e Kishnicës, ndonëse s’ka mbetur asgjë për ta cilësuar si të tillë.

Për ta ndaluar rrjedhjen e një gypi që ndihmon në filtrimin e plumbit të shkrirë, flotistët janë detyruar që ta bëjnë këtë improvizim.

Thuajse të gjitha makinat në këtë minierë, sipas flotistëve, datojnë nga viti 1960.

Jo më ndryshe, gjendjen e ka edhe miniera e Trepçës e për të cilën, ankesat për teknologji të vjetër e kushte të rënduara pune u dëgjuan nga nëntoka.

Gani Osmani ka thuajse 50 vite punë në Trepçë e nga krejt kjo kohë, e mban mend vetëm një investim.

“Janë sjell do kamiona ngarkues që i kanë fut në horizont dhe maqina po diku në 2011, e këndej s’ka pas më investime. Këtu duhet teknologji e re dhe tek flotacioni duhen investime, atje bash sen s’është bërë. Sa më të vjetra defektet janë më të mëdha. Një makineri 100 ton i qet prodhim, po nëse ka defekt 20. E hup efikasitetin e vet në një ndërrim”, ka thënë Gani Osmani, minator.

Në vitin 2023, Qeveria kishte aprovuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 20 milionë euro për “Trepçën”, për investime kapitale në miniera dhe në flotacione. Por marrëveshja nuk kaloi në Kuvend.

Ndërkaq, vitin e kaluar, minatorët e Trepçës hynë në grevë në muajin korrik si pasojë e mosekzutimit të pagave me muaj të tërë.

Në ndihmë u doli Qeveria e Kosovës duke ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve, ndonëse ky vendim u shoqërua me kritikat e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”.

Minierat kanë qenë të fundit në listën e prioriteteve të qeverisë, thotë Skënder Krasniqi, kryetar i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

“Le që s’janë bërë investime por as që është duke u planifikuar të bëhen. Katër vitet e kësaj qeverie që shkojë kanë qenë për mbijetesë, edhe për deklaratat e tyre të mëdha se do ketë investime në Trepçë. Investimin më të madh e kanë bërë ndarjen e parave për pagat, për të mbuluar humbjet e Trepëçs”, ka thënë Skënder Krasniqi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

E mosinvestimi në teknologji më të re dhe mjete që rrisin prodhimin, sipas Krasniqit, Kosovës po i humb të ardhura miliardshe.

“…Asnjë qeveri s’i ka trajtu minierat që ne flejmë mbi to, as me ligj as me investitorë përkundër se ka pas vullnet të jashtëzakonshëm. Para shumë viteve princi e tash mbreti Charles e vizitoi Kosovën dhe ka pas interes të investojë po s’gjeti vullnetin e mjaftueshëm as për Trepçë, për asnjërën minierë që Kosova i ka e që mund të gjenerojnë miliarda, punë dhe mirëqenie për të gjithë”, ka thënë Skënder Krasniqi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Lidhur me disa të dhëna konkrete, kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Faton Ahmeti nuk është deklaruar për televizionin.

Prodhimi i ulët ka bërë që problemet me paga të jenë prezente edhe në minierën e Kishnicës, flotistët e së cilës s’morën paga për një muaj, për çka u detyruan të hynin në grevë.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Negotinë, më shumë njerëz po vdesin sesa po lindin, dhe shumë shtëpi kanë mbetur me dyer të mbyllura për shkak të zhvendosjes jashtë vendit
Next Article Gjakosen pasagjerët në Obiliq, u sulmuan me gurë teksa po udhëtonin me tren

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?