By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Brendshme palestineze me fillimin e armëpushimit do të vendosë forca në të gjithë rajonin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ministria e Brendshme palestineze me fillimin e armëpushimit do të vendosë forca në të gjithë rajonin
Bota

Ministria e Brendshme palestineze me fillimin e armëpushimit do të vendosë forca në të gjithë rajonin

admin
Last updated: 18/01/2025 12:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se forcat e saj nesër do të fillojnë të vendosen në të gjithë enklavën në përputhje me zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.

Ministria konfirmoi se sapo të hyjë në fuqi armëpushimi forcat e saj, nën administrimin e grupit palestinez Hamas, do të shpërndahen në të gjitha provincat e Gazës dhe do të fillojnë detyrat e tyre në shërbim të popullit.

Më tej, ministria palestineze theksoi se pavarësisht numrit të lartë të jetëve që lufta e vazhdueshme ka marrë edhe në udhëheqjen dhe personelin e saj, ajo mbeti e “palëkundur në përpjekjet e saj për të parandaluar kaosin dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e popullsisë përballë agresionit izraelit”.

Ajo gjithashtu kërkoi nga publiku që të ndjekë udhëzimet nga autoritetet përkatëse në ditët në vijim.

Të mërkurën, Katari njoftoi një marrëveshje armëpushimi prej tre fazash për t’i dhënë fund më shumë se 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, me armëpushimin e vendosur të hyjë në fuqi të dielën në orën 6:30 (GMT).

Gati 46.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë u vranë dhe më shumë se 110.600 u plagosën në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori 2023, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Në muajin nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup
Next Article Kamerun, shoferët paralajmërohen me anë të tabelave për numrin e vdekjeve në aksidente

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?