By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moti i paqëndrueshëm të enjten, reshje shiu në të gjithë vendin në mbrëmje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Moti i paqëndrueshëm të enjten, reshje shiu në të gjithë vendin në mbrëmje
Shqipëri

Moti i paqëndrueshëm të enjten, reshje shiu në të gjithë vendin në mbrëmje

admin
Last updated: 12/11/2026 09:15
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 nëntor, argument.mk/ – Shqipëria do të përfshihet të enjten nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me reshje shiu në disa zona të vendit dhe shtrëngata në veriperëndim.

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme me diell.

Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jug të vendit. Në veriperëndim ato pritet të intensifikohen deri në nivel mesatar, në formën e shtrëngatave dhe të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të vona të pasdites dhe kryesisht gjatë mbrëmjes, reshjet me intensitet të ulët do të shtrihen në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, kryesisht në veri, herë pas here pritet të arrijë shpejtësi 25-30 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 3-6 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore do të jenë: Shkodër 12/22, Kukës 11/18, Lezhë 14/22, Dibër 9/17, Durrës 14/24, Tiranë 15/24, Elbasan 13/23, Berat 15/23, Vlorë 16/23, Korçë 10/17, Gjirokastër 12/24 dhe Sarandë 15/24 gradë Celsius.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sistemi i ri kufitar i BE-së shkakton shqetësime, daljet nga Schengen nuk regjistrohen
Next Article ATHINË – Mijëra njerëz protestojnë kundër rritjes së qirave dhe krizës së banimit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?