By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut
Maqedoni

MPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut

admin
Last updated: 12/11/2026 11:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar qytetarët për shtimin e mesazheve mashtruese përmes SMS-ve, postës elektronike dhe rrjeteve sociale, përmes të cilave kërkohet pagesa e kundërvajtjeve të supozuara rrugore të regjistruara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për mashtrime të llojit “phishing”, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe me linqe të rreme, përmes të cilave kërkohet që të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Qëllimi i këtyre veprimeve është keqpërdorimi i informacioneve dhe mjeteve financiare të qytetarëve. MPB-ja u bën apel qytetarëve që të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos vendosin të dhënat e kartelave bankare, fjalëkalimet apo informacione të tjera personale në ueb-faqe të paverifikuara. Gjithashtu, qytetarët këshillohen të mos kryejnë pagesa përmes linqeve të pranuara në mesazhe të dyshimta.
Nga Ministria rikujtojnë se njoftimet zyrtare me SMS për kundërvajtjet rrugore nga sistemi “Qyteti i Sigurt” dërgohen ekskluzivisht nga dërguesi “MVR-SC“ dhe përmbajnë detyrimisht targën e automjetit me të cilin është kryer kundërvajtja. Ndërkaq, linku zyrtar për informacione dhe pagesën e kundërvajtjeve është: http://safecountry.mvr.gov.mk. Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së, ndërkohë, po ndërmerr masa dhe veprime për zbulimin dhe sanksionimin e personave të përfshirë në këto mashtrime.
MPB-ja u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të verifikojnë çdo njoftim para se të ndërmarrin ndonjë veprim.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nuk po gjen hapësira te Reali, Alexander-Arnoldit i propozohet gjiganti i Bundesligës
Next Article Ndalohet një 36-vjeçar në Tetovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?