By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muzeu “Onufri” – Mbi 106 mijë vizitorë në 2024, 40% rritje krahasuar me 2023
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Muzeu “Onufri” – Mbi 106 mijë vizitorë në 2024, 40% rritje krahasuar me 2023
Kulturë

Muzeu “Onufri” – Mbi 106 mijë vizitorë në 2024, 40% rritje krahasuar me 2023

admin
Last updated: 20/01/2025 10:39
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat gjatë vitit 2024 ka mirëpritur 106 303 vizitorë, 40% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale një material filmik nga ky muze, së bashku me ftesën për ta vizituar atë.

Interesi i vizitorëve, e veçanërisht i turistëve të huaj, ka ardhur gjithnjë në rritje për këtë objekt kulturor që mbart në fondin e tij, objekte të rralla. Gjatë vitit 2024, vizitorët e huaj që shfaqën më shumë interes për këtë muze qenë kryesisht nga Polonia, Spanja, Italia, Franca etj.

Por fluksi i vizitorëve në Muzeun “Onufri” nuk u ndërpre as në ditët e para të këtij viti.

Muzeu i Ikonografisë Onufri është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin XVI. Katedralja sipas mbishkrimeve që mbart rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pas-bizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 196 ikona dhe objekte liturgjike.

You Might Also Like

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI, Siljanovska Davokvas: Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm si “operacion ushtarak”, relativizon aktet kriminale të Rusisë
Next Article Rama merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?