By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: NASA publikoi një video të re – shikoni se si dioksidi i karbonit rrotullohet në qiell
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > NASA publikoi një video të re – shikoni se si dioksidi i karbonit rrotullohet në qiell
BotaKuriozitete

NASA publikoi një video të re – shikoni se si dioksidi i karbonit rrotullohet në qiell

admin
Last updated: 31/07/2024 07:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Emetimet e CO2 po ngrohin planetin dhe po shkaktojnë ndryshime klimatike. Bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë të dielën, më 21 korrik, sipas të dhënave paraprake nga Copernicus, programi i vëzhgimit të Tokës të Bashkimit Evropian.

Temperatura mesatare e sipërfaqes atë ditë ishte 17.09 gradë, që është pak më e lartë se rekordi i mëparshëm, i regjistruar në korrik të vitit të kaluar – 17.08 gradë.

NASA harton emetimet e lartpërmendura dhe së fundmi publikoi një vizualizim që tregon se si rrymat e erës dhe ajrit bartnin emetimet e CO2 në atmosferën e Tokës nga janari deri në mars të vitit 2020.

“Ne po përpiqemi të shpjegojmë se nga vjen karboni dhe si ndikon ai në planet. Këtu mund të shihni se si lidhen të gjitha modelet e ndryshme të motit”, tha shkencëtari klimatik, Lesley Ott i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore të NASA-s, Goddard.

Videoja tregon qartë se nuk ka shumë rëndësi se nga vijnë saktësisht emetimet më të mëdha, të gjithë duhet të përballemi me pasojat në fund. Megjithatë, ka disa dallime interesante globale, shkruan universetoday.

Mbi SHBA, Azinë Jugore dhe Kinën, pjesa më e madhe e karbonit vjen nga industria, termocentralet dhe transporti. Por, mbi Afrikën dhe Amerikën e Jugut, shumica e CO2 vjen nga djegia (përfshirë zjarret në pyje), djegia e produkteve bujqësore dhe pastrimi i tokës. Emetimet vijnë edhe nga lëndët djegëse fosile si nafta dhe qymyri.

Emetimet pulsuese tregojnë zjarre që zakonisht digjen gjatë ditës dhe më pas ulen gjatë natës. Përveç kësaj, pemët dhe bimët kryejnë fotosintezën gjatë ditës, duke çliruar oksigjen dhe thithur CO2. Ka më shumë pulsime në Amerikën e Jugut dhe tropikët, sepse të dhënat u mblodhën gjatë sezonit të rritjes.

Ky vizualizim bazohet në GEOS, një sistem i integruar për modelimin e sistemeve të çiftuara të atmosferës, oqeanit dhe tokës. Në këtë mënyrë, NASA përdor superkompjuterët për të treguar se çfarë po ndodh në atmosferë.

GEOS bazohet në një grup të madh të dhënash; duke përfshirë të dhënat nga satelitët Terra dhe Suomi-NPP. Rezolucioni i GEOS është më shumë se 100 herë më i lartë se modelet tipike të motit.

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë
Next Article “Ai është arsyeja pse po i shoh Lojërat Olimpike” – femrat të marrosura pas fizikut të zhytësit francez Jules Bouyer

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?