By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: NATO duhet reagojë ndaj marrëveshjes së energjisë bërthamore të Rusisë me Turqinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > NATO duhet reagojë ndaj marrëveshjes së energjisë bërthamore të Rusisë me Turqinë
Bota

NATO duhet reagojë ndaj marrëveshjes së energjisë bërthamore të Rusisë me Turqinë

admin
Last updated: 22/08/2024 12:03
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Nga: Gönül Tol / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Kërkoni nga sekretari i përgjithshëm të NATO-s që të specifikojë se cili vendim i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan atë e shqetëson më shumë, dhe ai ndoshta do të përmendte blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore, S-400. Por, NATO ka një problem edhe më të madh kur bëhet fjalë për lidhjet Turqi-Rusi: Centrali Bërthamor Akuju.

Erdoganit i pëlqen ta quajë objektin – e ndërtuar nga Rosatom-i shtetëror i Rusisë, në brigjet e Mesdheut – si “centrali i parë bërthamor i Turqisë”. Në fakt, centrali i përket Rusisë. Sipas modelit standard të inxhinierisë, të prokurimit dhe të ndërtimit, furnizuesi e projekton dhe e ndërton reaktorin përpara se të dorëzojë çelësat. Akuju përdor modelin e paprecedentë për industrinë, ndërto-zotëro-opero [build-own-operate – BOO]. Rusia e ka hisen më të madhe të pronësisë, por mbulon edhe të gjitha rreziqet financiare, operacionale dhe të ndërtimit.
Paketa gjithëpërfshirëse e Moskës mbulon ndërtimin, operimin dhe trajnimin e personelit, trajtimin e karburantit bërthamor të shpenzuar dhe çmontimin përfundimtar – të gjitha këto detaje shumë tërheqëse për një vend të ri bërthamor si Turqia. Kontratat BOO janë të shtrenjta për Moskën, prandaj Rusia e ka zbatuar atë vetëm në Akuju dhe heziton ta përdor përsëri. Por, presidentit Vladimir Putin i ka shkuar mendja se përfitimet e zotërimit të infrastrukturës strategjike në një vend të NATO-s, i tejkalojnë rreziqet financiare. Ai ndoshta ka të drejtë.

Si dikush i lindur dhe rritur disa milje larg centralit, jam thellësisht i shqetësuar. Mungesa e transparencës rreth procesit, rreziqet mjedisore dhe aspekti i dobët i sigurisë së Rosatom-it, më shqetësojnë mua dhe miliona vendas. Vendet perëndimore mund t’i hedhin poshtë shqetësimet e tilla dhe madje të lavdërojnë Turqinë për tranzicionin e saj të gjelbër, por rasti Akuju është gjithashtu problem i NATO-s – një problem afatgjatë.

Projekti u Akujusë u përshëndet nga Erdoğani si plan i tij për të reduktuar varësinë energjetike të Turqisë – veçanërisht nga Rusia. Por, në vend që ta bëjë këtë, marrëveshja BOO e lidh Turqinë me Rusinë deri në shekullin e ardhshëm përmes ciklit të pritshëm të operimit 60-vjeçar dhe procesit pasues të çmontimit.

Partitë opozitare të Turqisë janë kundër projektit. Për ta mbrojtur atë, Erdoğani nënshkroi një marrëveshje ndërqeveritare me Putinin, duke e bërë të pamundur – në aspektin kushtetues – që ndonjë qeveri post-Erdoğan ta kundërshtojë atë. Kjo do të thotë se Rusia, e njohur për përdorimin e energjisë si armë gjeopolitike, për 100 vjet do të ketë kontroll të drejtpërdrejtë mbi infrastrukturën strategjike në një vend të NATO-s, pavarësisht se kush është në pushtet.

Dhe, kjo nuk është e gjitha. Centrali i Akujusë është afër Bazës Ajrore Inxhirlik – lokacionit të objektit më të madh të NATO-s për ruajtjen e armëve bërthamore të NATO-s dhe qendër për mbështetjen e misioneve të aleancës. Centrali është gjithashtu afër objektit të radarit të mbrojtjes së raketave balistike të NATO-s në Kurejxhik. Kontrata BOO e vendos personelin dhe asetet ruse pranë këtyre instalimeve të NATO-s. Turqia mund të ndërtojë një radar tjetër për të mbrojtur centralin. Analistët ushtarakë dhe zyrtarët e mbrojtjes kanë frikë se meqenëse Centrali Akuju i përket Rusisë, Moska mund të kërkojë të operojë me këtë radar dhe të sjell trupa për të ofruar siguri. Admirali në pension, Yankı Bağcıoğlu – i cili është nënkryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP) në opozitë dhe ekspert për mbrojtjen kombëtare – më tha se Erdoğani nuk duhet të lejojë që kjo të ndodh.

Perëndimi e ka anashkaluar me të madhe përdorimin e energjisë bërthamore nga Rusia, për të krijuar lidhje afatgjata politike, ekonomike dhe ushtarake me vende të rëndësishme strategjike. Derisa Turqia u kritikua dhe u vu nën sanksione për blerjen e sistemeve S-400, vendet perëndimore kanë qenë të heshtura për Akujunë. Por, Turqia tani dëshiron të ndërtojë një reaktor të dytë bërthamor dhe Rusia është një hap para me ofertën. Për të privuar Moskën nga një aset gjeopolitik dhe për të zbutur shqetësimet e sigurisë dhe të mjedisit të vendasve, Perëndimi duhet të bëjë më shumë për t’iu kundërvënë kushteve të favorshme të Moskës. Fillim i mbarë do të ishte presioni i bankave perëndimore të zhvillimit për të zbatuar ngurrimin e tyre për financimin e projekteve të energjisë bërthamore.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Identifikohen trupat nga jahti i fundosur në Itali, në mesin e tyre edhe ai i manjatit britanik Mike Lynch
Next Article Cassano befason të gjithë me deklaratën e tij: Juventus dhe Milani mbeten jashtë top katërshes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?