By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndihmësi i Trump arrin të lirojë 6 amerikanë pas takimit me Maduron
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ndihmësi i Trump arrin të lirojë 6 amerikanë pas takimit me Maduron
Bota

Ndihmësi i Trump arrin të lirojë 6 amerikanë pas takimit me Maduron

admin
Last updated: 01/02/2025 10:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell dhe Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro patën një diskutim të respektueshëm mbi çështjet e emigracionit, sanksioneve dhe amerikanëve të ndaluar në vendin e Amerikës së Jugut, thuhet në një deklaratë të qeverisë venezueliane të lëshuar pas takimit të premten në Karakas.

Takimi në pallatin presidencial të kryeqytetit të Venezuelës vjen mes shtimit të përpjekjeve të administratës së Presidentit Trump për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm me të kaluar kriminale, që ka shkaktuar reagime në Amerikën Latine.

Pas takimit me zotin Madura, diplomati amerikan Richard Grenell tha se po kthehen në Shtetet e Bashkuara me gjashtë amerikan të liruar nga autoritetet e Venezuelës.

Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara kohët e fundit për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Karakasit dhe akuzave për grusht shteti.

Por dy vendet kanë interesa të përbashkëta për disa çështje, duke përfshirë një licencë që lejon kompaninë amerikane të naftës Chevron CVX.N të operojë në Venezuelë.

“Takimi u zhvillua me respekt të ndërsjellë dhe gjatë tij u diskutuan çështje të ndryshme me interes për të dy vendet: emigracioni, ndikimi negativ i sanksioneve ekonomike ndaj Venezuelës, qytetarët amerikanë të përfshirë në krime brenda territorit (venezuelian) dhe integriteti i sistemit politik venezuelian”, tha qeveria venezueliane, duke shtuar se në takim ishte rënë dakord për nevojën e hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita e zotit Grenell nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara e njohin Maduro-n si udhëheqës legjitim të Venezuelës, tha më herët të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt. Ajo tha se zoti Grenell ishte i përqëndruar në sigurimin e kthimit të 400 anëtarëve të ndaluar të bandës “Tren de Aragua” në Venezuelë dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve amerikanë në Venezuelë.

Zoti Grenell, i dërguari i Presidentit Trump për misione speciale, është shprehur më herët se kishte biseduar me disa zyrtarë të ndryshëm venezuelianë dhe se do të fillonte takimet, disa ditë pasi administrata e kaluar e Presidentit Biden vendosi sanksione të reja ndaj qeverisë Maduro.

“Diplomacia është rikthyer”, tha zoti Grenell në një postim në rrjetin X, ndërsa njoftoi për bisedimet me zyrtarët venezuelianë. “Bisedat janë një taktikë”.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump e quajti diktator zotin Maduro. Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump ndërmori një fushatë të “trysnisë maksimale” ndaj zotit Maduro, përfshirë sanksione të ashpra ndaj Venezuelës dhe industrisë së naftës së atij vendi.

Pas marrjes së pushtetit, Presidenti Biden hoqi disa nga kufizimet e vëna nga administrata e Presidentit Trump pas premtimeve elektorale nga zoti Maduro, por më pas i rivendosi ato, duke thënë se udhëheqësi i Venezuelës nuk iu përmbajt premtimeve për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Gazeta “Financial Times” njoftoi të premten se kompania “Chevron” po përpiqet të mbrojë licencën speciale amerikane që e lejon atë të operojë në Venezuelë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë së naftës, Mike Wirth, i tha gazetës se “Chevron” do të angazhohej me Shtëpinë e Bardhë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se licenca duhet të rishikohet.

Nëse firma “Chevron” detyrohet të largohet, Kina dhe Rusia do të kenë ndikim në vendin anëtar të organizatës së OPEC-ut, tha zoti Wirth.

Vitin e kaluar eksporti i naftës venezuelase drejt Shteteve të Bashkuara u rrit me 64% ose rreth 220,000 fuçi në ditë, duke e bërë Amerikën tregun e dytë më të madh të eksportit pas Kinës, e cila importon 351,000 fuçi në ditë, 18% më pak se një vit më parë./VOA

You Might Also Like

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

Takimi për kufirin Kinë-Indi, arrihet konsensus prej tetë pikash

Vdes në burgun e Hagës ish-komandanti serbo-boshnjak Ratko Mladiç

Gjashtë vende të BE-së kërkojnë shkurtim të buxhetit afatgjatë të bllokut

Rritja e kostove mbyll çdo ditë 25 restorante në Francë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Strategjia e re dhe sfidat e investimeve të huaja
Next Article Izraeli pritet të lirojë 183 të burgosur palestinezë, në këmbim të 3 pengjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?