By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit në Gaza dhe po heshtim”, presidentja sllovene me fjalim para Parlamentit Evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit në Gaza dhe po heshtim”, presidentja sllovene me fjalim para Parlamentit Evropian
Bota

“Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit në Gaza dhe po heshtim”, presidentja sllovene me fjalim para Parlamentit Evropian

admin
Last updated: 23/05/2025 15:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza gjatë vizitës së saj të parë në Bruksel.

Në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, ajo theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit, të cilin e cilësoi si një domosdoshmëri gjeopolitike.

“Ky është gjenocid”, tha Pirc. “Unë do të guxoj ta them këtë këtu dhe sot në Parlamentin Evropian… ne jemi dëshmitarë të gjenocidit. Ne po e shohim atë, po e shikojmë dhe po heshtim.”

Bëhet e ditur se ajo gjithashtu ka dënuar ngjarjet në Lindjen e Mesme, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

Duke folur për reagimin e BE-së ndaj katastrofës humanitare në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar ndihmën humanitare nga fillimi i marsit deri në fillim të kësaj jave, presidentja sllovene tha se ajo e kupton që vendet anëtare kanë pikëpamje të ndryshme.

Megjithatë, sipas saj, edhe ata që kanë marrëdhënie miqësore me Izraelin nuk duhet ta harrojnë ligjin humanitar.

Raportohet se konflikti i Lindjes së Mesme ishte një nga temat e bisedimeve të saj me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët e siguruan atë se BE do të angazhohej më fuqishëm në negociatat e paqes në rajon.

Ndryshe, tema e dytë qendrore e vizitës së presidentes në Bruksel ishte zgjerimi i unionit, i cili, sipas saj, është jo vetëm një domosdoshmëri gjeopolitike, por edhe një detyrim moral që buron nga angazhimet e BE-së.

Ajo ka diskutuar edhe për anëtarësimin e shteteve të reja në bllok me Komisioneren kompetente evropiane, Marta Kos.

Pas takimit, Pirc Musar deklaroi se ndajnë vizionin se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe Moldavi nuk është vetëm një proces teknik, por një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e Evropës.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor
Next Article George Clooney vazhdon të kritikohet për lyerjen e flokëve, ndonëse rrënjët e thinjura kanë filluar t’i shfaqen prapë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?