By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Strugë, kriza mbylli shumë biznese, të tjerat presin sezonin veror
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Në Strugë, kriza mbylli shumë biznese, të tjerat presin sezonin veror
Ekonomi

Në Strugë, kriza mbylli shumë biznese, të tjerat presin sezonin veror

admin
Last updated: 20/04/2024 22:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Krizat e një pas njëshme kanë ndikuar tek bizneset e vogla në Strugë, prej të cilave disa nuk mbijetuan dhe u mbyllën, e të tjerët presin sezonet verore për t’u rimëkëmbur. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se shteti duhet të ndihmojë bizneset, sepse edhe pse ka biznese që po hapen, por edhe po mbyllen shumë të tjera. Ndërsa, thonë se problemi tjetër me të cilën përballen bizneset është edhe mungesa e fuqisë puntore. 

“U fol dhe u tha se u ndihmuan me mjete por ishin shumë modeste dhe nuk arriti që t’i mbajë të gjallë shumë kompani që nuk e di saktë me numër por një pjesë e kompanive në Strugë, Ohër dhe me gjerë janë mbyllur, gjatë këtyre krizave. Sigurisht ka edhe hapje, por ka më shumë mbyllje të kompanive, biznesi vazhdohet të ecë përpara. Normalisht duhet të ndihmohet nga shteti por edhe ajo që e mundon më së shumti është mungesa e fuqisë punëtore.”, tha kryetar i OEMVP-së. Mendi Qyra.

Edhe zejtaria po humbet në Strugë. Por, ka industri që kërkohen shumë, siç janë sallonet e bukurisë dhe frizerët. Bertiana Dauti, pronare e një salloni bukurie thotë se në Strugë kërkohet luksi andaj këto biznese kanë punë gjatë gjithë vitit, megjithatë sezoni veror është më i ngarkuar.  

“Struga është vend turistik dhe vëmendja i përkushtohet verës sepse pjesa dërmuese jeton jasht shtetit dhe verës vijnë në vendlindje. Normalisht koha e verës është më e ngarkuar por si profesione gjatë gjithë vitit ne punojmë rrjedhshëm. Normalisht që êshte ndjerë në çdo biznes ndryshimi i situatave ekonomike dhe financiare, mirëpo Struga është jo vetëm e shtrejntë por edhe luksoze, njerëzit kërkojnë, dinë çfarë duan dhe ne mundohemi që t’ua plotësojmë kërkesat në maksimum.”, u shpreh Bertiana Dauti, pronare e një salloni bukurie.

Edhe pse mungesa e puntorëve në Strugë është më e thelluar në sektorin e turizmit dhe ndërtimtarisë, edhe industritë tek të cilat të rinjtë janë drejtuar më së shumti, kanë mungesë të fuqisë punëtore, kjo për shkak të migrimit masiv të rinisë. 

You Might Also Like

Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës

Shporta minimale për muajin qershor ka qenë mbi 68 mijë denarë

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës, dështon tenderi 16 mln euro

ASK: Numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve rritet për 4,4 %

ARRSH hap tender 5.2 mln euro për lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 5 frontet e konfliktit Iran-Izrael dhe rreziku i përplasjes totale nëse kombinohen
Next Article Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?