By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt
Bota

Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

admin
Last updated: 23/01/2025 11:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Askush nuk dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë më shumë se sa ukrainasit, por ajo duhet të rezultojë në paqe, tha kreu i administratës presidenciale të Ukrainës për Euronews në Davos, pasi presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua delegatëve duke i bërë thirrje Evropës të zgjohet.

“Evropa nuk mund ta lejojë veten të jetë e dyta apo e treta në radhë për aleatët e saj”, tha presidenti ukrainas, transmeton  Telegrafi.

Zelensky në fjalimin e tij në Davos, ka bërë ‘thirrje zgjimi’ të ashpër për kontinentin.

“Mesazhi nuk mund të ishte më urgjent: lufta gjithëpërfshirëse e Rusisë kundër Ukrainës, tashmë në vitin e tretë, mbetet në pragun e të gjithëve. Betejat që përfshijnë ushtarë të Koresë së Veriut po ndodhin tani në vende gjeografikisht më afër Davos-it sesa Phenianit”, tha udhëheqësi ukrainas.

Kreu i administratës së tij, Andriy Yermak, i tha Euronews se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e kontinentit, për t’i dhënë fund luftës që ajo kurrë nuk donte të ndodhte në radhë të parë.

“Ne jemi viktimë e këtij agresioni dhe me të vërtetë duam të rivendosim një paqe të drejtë. Ne duam t’i japim fund kësaj lufte. Por sigurisht, këtë vit në Davos, fjalimi i presidentit ishte posaçërisht për këtë moment dhe për Evropën”, shpjegoi Yermak.

Fjalimi i Zelensky në Davos erdhi vetëm një ditë pas inaugurimit të presidentit të SHBA, Donald Trump dhe autoritetet e Kievit mbeten të sigurta se administrata e re amerikane do të qëndrojë në krah të Ukrainës.

“Ne vlerësojmë gatishmërinë e presidentit të SHBA-së dhe administratës së re për ta bërë atë realitet dhe për t’i dhënë fund luftës me paqe të drejtë”, tha Yermak.

Kur bëhet fjalë për agresionin e Rusisë, “është e nevojshme të jemi bashkë: Evropa, Shtetet e Bashkuara me Ukrainën dhe të shkojmë drejt paqes përmes forcës”, shtoi ai.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohet një person në Gostivar, kapet duke vjedhur
Next Article Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?