Shkup, 12 nëntor argument.mk/ – Nga e shtuna, 15 nëntor, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi për pajisje dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars 2027. Shoferët që nuk i përmbushin kushtet ligjore rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh.
Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë, duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 4 mm ose goma verore me profil të njëjtë dhe zinxhirë bore. Ndërkaq, automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil prej së paku 6 mm ose goma verore me profil 4 mm dhe zinxhirë bore.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

