By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë
Ekonomi

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

admin
Last updated: 27/02/2025 15:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt të vitit 2024.

Sipas ASK-së, janë ngritur çmimet e prodhimit në tremujorin e katërt të katër (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katër të vitit 2023.

Tutje thuhet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0,1 për qind ndërmjet TM4 2024 dhe TM3 2024.

Kurse, krahasuar TM4 2024 me TM4 2023, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 8,5 për qind.

“Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0,1% në mes TM4 2024 dhe TM3 2024. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (12,8%); prodhimi i mobilieve (8,4%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3,2%); përpunimi i produkteve ushqimore (0,8%); prodhimi i pijeve (0,3%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0,1%) dhe prodhimi i produkteve kimike (0,1%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: xeheroret dhe guroret e tjera (-5,2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-3,9%); nxjerrja e xehes së metalit (-3,2%); prodhimi i metaleve (-2,4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-1,3%); dhe  prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0,1%).

“Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 8,5% në mes të TM4 2024 dhe TM4 2023. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (20,6%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (11,0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (10,5%); prodhimi i mobilieve (10,3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (8,8%); përpunimi i produkteve ushqimore (6,9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (6,8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (5,5%); prodhimi i produkteve kimike (4,4%); prodhimi i metaleve (3,8%); prodhimi i pijeve (3,6%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (1,6%); nxjerrja e xehes së metalit (1,2%); dhe prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1,0%)”.

Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi i pajisjeve elektrike (-8,9%); xeheroret dhe guroret e tjera (-1,0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0,9%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (-0,8%).

Edhe çmimi i importit në Kosovë u ngrit për 0,1% në TM4 2024, krahasuar me TM3 2024. Krahasuar me TM4 2023 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 0,5%.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (2,8%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1,9%); produktet bimore (1,5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1,4%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (1,1%); druri dhe artikujt e tij (1,0%); instrumentet optike,  fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (0,4%); mjetet e transportit (0,3%); letrat dhe artikujt e saj (0,3%); këpucët (0,3%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0,2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0,2%); dhe produktet minerale (0,1%).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit te: vajrat ushqyese (-3,2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,6%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1,6%) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-0,7%).

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Deputetja e Frontit Evropian ofendon gratë shqiptare, i quan sorrë dhe harabele
Next Article Maqedonia e Veriut dëshiron ta importojë mbeturina nga BE-ja, i ofrohet për ta ndihmuar në menaxhimin e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?