By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një raketë e lëshuar nga Jemeni bie pranë aeroportit kryesor të Izraelit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Një raketë e lëshuar nga Jemeni bie pranë aeroportit kryesor të Izraelit
Bota

Një raketë e lëshuar nga Jemeni bie pranë aeroportit kryesor të Izraelit

admin
Last updated: 04/05/2025 11:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një raketë e gjuajtur nga Jemeni drejt Izraelit më 4 maj, ra afër aeroportit Ben Gurion, aeroportit kryesor ndërkombëtar të Izraelit.

Për shkak të sulmin, autoritetet ndaluan përkohësisht trafikun ajror.

Ushtria izraelite tha se po heton rënien e predhës të lëshuar nga Jemeni, që përfundoi në afërsi të aeroportit.

Disa njerëz që ishin në aeroport, kanë publikuar video të incizuara me telefona që shfaqin tym të zi në afërsi, prapa një avioni të parkuar dhe ndërtesave të aeroportit. Këto video nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Shërbimi i emergjencave në Izrael tha se nuk ka raportime për lëndime serioze. Një burrë dhe një grua kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital, ndërkaq dy të tjerë janë trajtuar në vendngjarje.

Autoritetet e aeroportit thanë se predha ra në një rrugë afër parkingut të Terminalit 3.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, kërcënoi se “kushdo që do të na godasë, ne do t’i godasim shtatë herë më fuqishëm”.

Rebelët jemenas Huthi – që mbështeten nga Irani dhe që janë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë sulmuar Izraelin me raketa dhe dronë dhe po ashtu kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke thënë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët, për shkak të luftës në Gazë.

Të shtunën, rebelët jemenas thanë se kanë kryer sulmin e tretë me raketa ndaj Izraelit në dy ditë.

Shumica e raketave të gjuajtura nga rebelët Huthi, që nga nisja e luftës në Gazë më 2023, janë penguar nga mbrojtja ajrore izraelite. Rebelët pezulluan sulmet e tyre gjatë armëpushimit dymujor në Gazë.

Por, në mars ata kërcënuan me rinisje të sulmeve për shkak të bllokadës së ndihmave humanitare në Gazë, të vendosur nga Izraeli.

Kjo gjë nxiti një reagim nga ushtria amerikane, e cila filloi t’i godasë rebelët me sulme ajrore pothuajse të përditshme që nga 15 marsi, në përpjekje për t’i penguar ata të kërcënojnë kalimin e anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Sulmet amerikane ndaj rebelëve filluan gjatë mandatit të ish-presidentit Joe Biden, por u intensifikuan nën pasardhësin e tij, Donald Trump.

Që nga muaji mars, Shtetet e Bashkuara thonë se kanë goditur mbi 1.000 objektiva në Jemen.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stilistja shqiptare që kujdeset për veshjen e vajzës së presidentit Trump
Next Article Nuk do të thotë që të kaloni shumë orë në palestër për të bërë muskuj, ja çfarë duhet të ndiqni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?