By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Një skandal global”, Real Madridi akuzon La Ligan se janë të ‘njollosur’ nga çështja Negeira
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Një skandal global”, Real Madridi akuzon La Ligan se janë të ‘njollosur’ nga çështja Negeira
Sport

“Një skandal global”, Real Madridi akuzon La Ligan se janë të ‘njollosur’ nga çështja Negeira

admin
Last updated: 03/02/2025 09:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tek Real Madridi mbetën të zemëruar pas humbjes së pësuar ndaj Espanyolit të shtunën, pasi sipas tyre ndikim në rezultat pati gjyqtari.

‘Los Blancos’ vendosën të gjithë vëmendjen e tyre tek ndarja e drejtësisë, duke lënë fajtor gjyqtarin për faktin se nuk e përjashtoi Carlos Romeron pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Mbappes. 

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti tha se ishte ‘e pashpjegueshme’ që Romero nuk u përjashtua, teksa edhe vet klubi në raportin zyrtar të ndeshjes reagoi duke kërkuar sqarim. 

Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga ajo ndeshje, duket se tek madrilenët nervozizmi nuk ka kaluar ende dhe tashmë kanë reaguar sërish me një video të publikuar nga Real Madrid TV. 

Përmes kësaj videoje, ata e përshkruajnë incidentin si një ‘skandal global’ duke iu referuar raportimeve nga mediat anembanë botës si një justifikim. 

Ata gjithashtu thonë se ‘La Liga është e njollosur nga Negreira’, duke iu referuar çështjes se korrupsionit ku ishte i përfshirë ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negriera, dhe pagesat që i bëri Barcelona atij. 

Kjo natyrisht vjen vetëm pak ditë pasi u zbulua publikisht nga kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, se presidenti Florentino Perez po ushtron presion ndaj tij për të ndërmarrë reforma tek Komiteti i Gjyqtarëve.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Milani refuzon ofertën prej 100 milionë eurove për Rafael Leaon
Next Article Mustafa: Vizita e parë e Abdixhikut si kryeministër do të jetë në SHBA në Capitol Hill

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?