By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Nuk ka forca armike në Pokrovsk”, autoritetet ukrainase mohojnë se trupat rusë kanë hyrë në qytet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Nuk ka forca armike në Pokrovsk”, autoritetet ukrainase mohojnë se trupat rusë kanë hyrë në qytet
Bota

“Nuk ka forca armike në Pokrovsk”, autoritetet ukrainase mohojnë se trupat rusë kanë hyrë në qytet

admin
Last updated: 19/01/2025 16:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase pretendoi se situata në Pokrovks vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe nuk ka trupa ruse brenda qytetit të rrethuar ukrainas, edhe pse autoritetet kanë evakuuar fëmijët nga aty.

“Në Pokrovsk, në qytet, situata nuk ka ndryshuar”, tha zëdhënësi Viktor Tregubov, por pranoi se forcat ruse ende po synojnë ta rrethojnë zonën.

“Atje nuk ka forca të armikut. Tashmë na duhet ta përgënjeshtrojmë informacionin e publikuar se forcat armike kanë arritur atje. Kjo nuk është e vërtetë”, insistoi ai.

Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, policia më 18 janar ndihmoi banorët lokalë të largoheshin nga qyteti, sipas korrespondentëve të Radios Evropa e Lirë në terren.

Dikur shtëpi e 60 mijë banorëve, në Pokrovsk aktualisht gjenden afër 7 mijë banorë, vlerësojnë autoritetet lokale.

Situata përreth kësaj qendre të rëndësishme logjistike, që ka qenë në shënjestër të forcave ruse në muajt e fundit, mbetet e paqartë. Është raportuar se të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha, edhe pse ushtritë e asnjërit shtet nuk publikojnë numrin e viktimave.

Forcat ruse që disa javë janë afër Pokrovskut, por disa vëzhgues kanë sugjeruar se Kremlini mund të vendosë që ta shmangë luftën në këtë qytet dhe të vazhdojë tutje për të marrë territor në pjesë të tjera të Ukrainës.

Më 7 janar, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se trupat e saj kishin marrë nën kontroll qytezën ukrainase të Kurahovas, që gjendet rreth 30 kilometra në jug të Pokrovskut.

Më 18 janar, kjo ministri tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll edhe dy vendbanime në këtë rajon, fshatin Petropavlivka, që gjendet mes Pokrovskut dhe Kurakovas, dhe Vremivka.

Nëse forcat ruse marrin Pokrovskun, kjo do të ishte një fitore e madhe për Kremlinin pasi luftimet e kanë shndërruar shumicën e këtij qyteti në gërmadha.

Në deklaratën e tij, Tregubov tha se “armiku po tenton që të qëndrojë në jug të Pokrovskut në mënyrë që të avancojë në jugperëndim të vendbanimit dhe të ndërpresë rrugët që përdoren për furnizime të logjistikës”.

“Ajo që po ndodh në vendbanimet në jug të Pokrovskut… atje ka luftime të vazhdueshme, përpjekje të vazhdueshme nga armiku që ta bëjë këtë zonë bazë dhe të avancojë. Rusët aktualisht janë larg arritjes së këtij qëllimi, por ata po tentojnë”, tha ai.

Instituti për Studim të Luftës, me bazë në SHBA, në përditësimin e fundit sa i përket luftës në Ukrainë, tha se “forcat ruse së fundi kanë avancuar në drejtim të Pokrovskut dhe po vazhduan ofensivat e tyre më 17 janar.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A e dinit se bankat kanë ekzistuar që nga periudha e mesjetës/ Ja cilët kanë qenë themeluesit e tyre
Next Article Inverzion temperaturash, në viset malore “pranverë” nëpër Lugina mjegull dhe ngrica

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?