By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nxori dokumente sekrete për Ukrainën, dënohet me 15 vjet burg Jack Teixeira
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Nxori dokumente sekrete për Ukrainën, dënohet me 15 vjet burg Jack Teixeira
Bota

Nxori dokumente sekrete për Ukrainën, dënohet me 15 vjet burg Jack Teixeira

admin
Last updated: 13/11/2024 08:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një gjykatëse federale dënoi të martën një anëtar të Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusetsit me 15 vite burg pasi ai pati pranuar fajësinë për nxjerrjen e dokumenteve ushtarake tepër sekret në lidhje me luftën në Ukrainë.

Jack Teixeira pranoi fajësinë në fillim të këtij viti për gjashtë akuza sipas Aktit të Spiunazhit, për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacionit për mbrojtjen kombëtare, pas arrestimit të tij në kuadrin e çështjes më të rëndësishme hetimore prej vitesh në lidhje me sigurinë kombëtare. I paraqitur në gjykatë i veshur me uniformën ngjyrë portokalli të burgut, ai nuk shfaqi asnjë reagim të dukshëm, ndërsa i jepej dënimi nga gjykatësja e qarkut Indira Talëani.

Përpara se të dënohej, ai kërkoi falje për veprimet e tij.

“Doja të them se më vjen keq për të gjithë dëmin që solla dhe shkaktova”, tha zoti Texeira, duke iu referuar “vorbullës” që ai u shkaktoi miqve, familjes dhe të gjithë personave të tjerë të prekur që gjenden jashtë vendit. “E kuptoj se e gjithë përgjegjësia dhe pasojat bien vetëm mbi supet e mia dhe pranoj çdo gjë që kjo do të sjellë”, tha ai, ndërsa i drejtohej gjyqtares.

Më pas, Teixeira përqafoi një nga avokatët e tij, shikoi nga familja e tij dhe buzëqeshi përpara se të dilte jashtë gjykatës.

Shkelja e sigurisë ngriti alarmin mbi aftësinë e Amerikës për të mbrojtur sekretet e saj më të rëndësishme dhe e detyroi administratën e Presidentit Bidenit të përpiqet të frenojë pasojat diplomatike dhe ushtarake.

Informacioni i dalë turpëroi Pentagonin, i cili forcoi kontrollet për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe mori masa ndëshkimore ndaj personave që u zbulua se nuk kishin ndërmarrë qëllimisht veprimet e nevojshme për sjelljen e dyshimtë të zotit Teixeira.

Teixeira, nga North Dighton, Masaçusets, pranoi fajësinë në mars për gjashtë akuza për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare, sipas Aktit të Spiunazhit. Kjo erdhi gati një vit pasi ai u arrestua për rrjedhjen më të rëndësishme të të dhënave të sigurisë kombëtare në vite.

Teixeira, i cili shërbente si ushtarak në Degën 102 të Zbulimit në Bazën Otis të Gardës Ajrore Kombëtare në Masaçusets, punonte si specialist i sistemeve të transportit kibernetik, që në thelb është një specialist i teknologjisë së informacionit përgjegjës për rrjetet e komunikimit ushtarak.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Autoritetet thanë se ai fillimisht riprodhonte dokumentet e klasifikuara tek të cilat kishte qasje dhe më pas filloi të shpërndante fotografi të dosjeve që mbanin shenja SEKRET dhe TEPËR SEKRET. Prokurorët thanë gjithashtu se ai u përpoq të mbulonte gjurmët përpara arrestimit të tij dhe autoritetet gjetën një tablet, një kompjuter portativ dhe një tastierë lojrash Xbox të copëtuara në një kosh në shtëpinë e tij.

Nxjerrja e këtyre të dhënave i ekspozoi botës vlerësimet sekrete për luftën e Rusisë në Ukrainë, përfshirë informacionin për lëvizjet e forcave në Ukrainë dhe sigurimin e furnizimeve dhe pajisjeve për njësitë ukrainase. Teixeira gjithashtu pranoi se kishte postuar informacione në lidhje me planet e një kundërshtari të Shteteve të Bashkuara për të dëmtuar forcat amerikane që shërbejnë jashtë vendit. VOA

You Might Also Like

Erdoğan dhe homologu i tij kazak diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Trump për paqen në Ukrainë: Asgjë nuk do të ndodhë deri sa ta takoj personalisht Putinin

Ukraina prezanton për herë të parë dronët detarë Magura, këto armë detyruan flotën ruse të tërhiqet nga shumë misione në Detin e Zi

Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare

Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pritet të mblidhen tri komisione parlamentare
Next Article Një romanist për ta shpëtuar Romën, Ranieri do ta marrë për herë të tretë drejtimin e Giallorosëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor
Maqedoni
Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën
Maqedoni
Produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve
Ekonomi
Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?