By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Paracetamoli”, sfida shqetësuese në “tik-tok” që çoi në spital shumë të rinj në mbarë Evropën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Paracetamoli”, sfida shqetësuese në “tik-tok” që çoi në spital shumë të rinj në mbarë Evropën
Bota

“Paracetamoli”, sfida shqetësuese në “tik-tok” që çoi në spital shumë të rinj në mbarë Evropën

admin
Last updated: 10/02/2025 18:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sfida më e re shqetësuese që po përhapet në “TikTok” është quajtur “Paracetamol”. Përdoruesit e rinj sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit, duke bërë që shumë të rinj të disa shteteve të Evropës të përfundojnë në spital.

Sipas Ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nëse vërehet një praktikë e tillë edhe tek ne, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve ligjore që tërësisht të mbyllen aplikacione të tilla që promovojnë praktika dhunë dhe dëmtojnë me sfida të ngjashme.

“Kur të vërejmë se ky është problem për një rreth më të gjerë qytetarësh, do t’i qasemi ndryshimeve ligjore dhe ndalimit të lojërave të fatit online dhe të njëjtën qasje do të kemi edhe për këto aplikime, nëse vërejmë se një incident bëhet praktikë e rregullt, siç po bëhen kazinotë ilegale online, atëherë do t’i qasemi ndalimit”, deklaroi Stefan Andonovski – Ministër i Transformimit Digjital.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, tek ne ende nuk ka ndonjë rast që nga kjo sfidë ka përfunduar në Kliniken e Toksikologjisë por bën me dije se çdo ilaç i tepruar është toksik dhe ka edhe efekte anësore nëse teprohet me përdorimin e tij.

“Deri tani nuk kam ndonjë informatë nga klinika e toksikologjisë sa i përket kësaj. Mendoj se duhet të ndërpritet dhe se çdo ilaç është toksik dhe përveç që ndihmon, ka edhe efekte anësore. Deri tani nuk kam informata nga klinika e toksikologjisë se është paraqitur ndonjë rast i këtyre të rinjve të cilët përdorin kaq doza të paracetamolit”, tha Arben Taravari – Ministër i Shëndetësisë.

Mjeku Niko Bekjarovski i cili ka shpërndarë një sqarim në rrjetet sociale, tregon për pasojat që mund të ndodhin nga përdorimi i tepërt i paracetamolit.

“Në platformën TikTok po qarkullon një sfidë e re shumë e rrezikshme, Përdorimi i dozave të mëdha të paracetamolit! Të dashur miq, sado e çuditshme të tingëllojë, helmimi me paracetamol është ndër helmimet më vdekjeprurëse me ilaçe. Edhe doza të vogla prej 10-15 tabletash shkaktojnë dëmtim të mëlçisë. 20-40 tableta shkaktojnë helmime të rënda dhe dëmtime të mëlçisë, dhe helmimet me mbi 50 tableta shumë shpesh përfundojnë me vdekje, madje edhe me trajtim intensiv”, u shpreh Niko Bekjarovski, mjek.

Bekjarovski shton se duhet kujdes dhe të kontrollohen fëmijët para se të ndodhë një gjë e tillë. Nga sfida e fundit tek ne po nga rrjeti social TikTok, e cila ishte e njohur si “Supermen Challange”, vetëm për një ditë në spital përfunduan rreth 10 të rinj me fraktura të thyera, më i riu ishte vetëm 10 vjeçar.

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Efektet negative nëse konsumoni më shumë se 5 kafe brenda ditës
Next Article “Bojkoti”, qytetarët: Supermarketet në vend funksionojnë si “kartele”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?