By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pep Guardiola i bashkohet ankesës së çuditshme të Artetas: Topi nuk është i mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Pep Guardiola i bashkohet ankesës së çuditshme të Artetas: Topi nuk është i mirë
Sport

Pep Guardiola i bashkohet ankesës së çuditshme të Artetas: Topi nuk është i mirë

admin
Last updated: 03/03/2025 12:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pep Guardiola i ka dhënë jehonë ankesës së çuditshme të Mikel Artetas, pasi edhe ai ka lënë fajtor topin me të cilin po luhen ndeshjet e kupës në Angli.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier pati nevojë për dy gola të mesfushorit Nico O’Reilly për të fituar me përmbysje ndaj Plymouth në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup. 

City kishte dështuar që të gjente rrjetën nga 10 tentime sa i patën gjithsej në portë, me emra si Erling Haaland, Phil Foden dhe Rico Leëis që nuk po e arrinin dot cakun. 

Guardiola pas ndeshjes sugjeroi se topi Mitre i cili po përdoret në këtë garë është fajtor për finalizimin e dobët të aksioneve nga ekipi i tij. 

“Normalisht topi shkon brenda nga këto gjuajtje. Është e vështirë ta kontrollosh atë. Shumë vite, shumë trajnerë dhe lojtarë e kanë thënë këtë”. 

“Kur e humbisni atë, duket sikur po ankoheni, por topi nuk është në rregull. Më vjen keq. Në shumë vite ka ndodhur në FA Cup dhe në Carabao Cup. E di se është një biznes dhe ata arrijnë marrëveshje”. 

“E kam thënë për shumë vite. Do të doja të luaja në Ligën e Kampionëve kur të luajmë të mërkurën, ne luajmë të shtunën, luajmë të dielën. Ka gjëra që nuk janë në kontrollin tonë”. 

“E kam thënë sipas mendimit tim dhe njerëzit thonë mirë ose keq. Ne kemi fituar kështu që njerëzit do të jenë të mirë ndaj nesh, por edhe nëse do kisha humbur do mendoja njësoj”. 

“Topi në Ligën e Kampionëve është i jashtëzakonshëm, topi në Ligën Premier është i jashtëzakonshëm, por ky nuk është i mirë”, ka thënë Guardiola.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cili fëmijë në familje ka sensin më të mirë të humorit?
Next Article “Sa kishe që e kërkoje atë puthje?” – Amber pyet Eglin për momentin pasionant, banorja: E ndjeva

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?