By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesë të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një qendër islame në San Diego
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pesë të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një qendër islame në San Diego
Bota

Pesë të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një qendër islame në San Diego

admin
Last updated: 19/05/2026 13:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

San Diego, 19 maj, Zhurnal.mk – Pesë persona, përfshirë dy autorë të dyshuar, humbën jetën dje pas të shtënave me armë zjarri në një qendër islame në qytetin amerikan të San Diegos, njoftoi policia lokale.

Shefi i Policisë së San Diegos, Scott Wahl deklaroi gjatë një konference për shtyp se nuk kishte më kërcënim të mëtejshëm për publikun.

“Sipas hetimeve, të dy të dyshuarit në këtë rast kanë humbur jetën”, tha Wahl, duke shtuar se bëhet fjalë për dy meshkuj të moshës 17 dhe 19 vjeç, të cilët u gjetën të pajetë brenda një automjeti në parkimin e qendrës.

Autoritetet dyshojnë se ata i kanë dhënë fund jetës së tyre.

Ai konfirmoi gjithashtu se tre të rritur u gjetën të vdekur brenda qendrës islame, duke theksuar se të gjithë fëmijët ndodheshin të sigurt. Kompleksi përfshin një xhami dhe një shkollë islame.

Wahl tha se, për shkak të faktit që ngjarja ndodhi në një qendër islame, autoritetet po e trajtojnë rastin si një krim të mundshëm urrejtjeje.

Policia bëri të ditur se një prej viktimave ishte roje sigurie i qendrës, ndërsa sipas mediave amerikane, dy viktimat e tjera ishin punonjës të institucionit.

Forcat e rendit ndërhynë me një operacion të gjerë pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri, pas thirrjes së parë të marrë në orën 11:43 sipas kohës lokale.

Pamjet ajrore nga helikopterët treguan efektivë të pajisur me mjete mbrojtëse duke hyrë në ndërtesë, ndërsa persona të shumtë, përfshirë edhe shumë fëmijë, u larguan nga objekti nën mbrojtjen e policisë.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Putini në vizitë dyditore në Pekin për të thelluar partneritetin Rusi-Kinë
Next Article Kalifornia e Jugut përfshihet nga dy zjarre të mëdha, mijëra banorë të evakuuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?