By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish-presidentit Bolsonaro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish-presidentit Bolsonaro
Bota

Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish-presidentit Bolsonaro

admin
Last updated: 09/02/2024 23:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Autoritetet braziliane konfiskuan pasaportën e ish Presidentit Jair Bolsonaro dhe kërkuan arrestimin e disa prej ndihmësve të tij më të afërt si pjesë e hetimeve nën dyshimet për komplot për grusht shteti, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022.

Policia federale bastisi zyrat e Partisë Liberale të Bolsonaro dhe konfiskoi dokumente dhe kompjutera. Megjithëse udhëheqësi i djathtë i humbi zgjedhjet, ai nuk e lëshoi dekretin për të vënë në lëvizje fazën përfundimtare të grushtit të shtetit për të cilin akuzohet.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se, komploti i supozuar përfshinte nënshkrimin e një dekreti nga Bolsonaro në rast të humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 për të deklaruar se votimet ishin manipuluar dhe të justifikonte kështu një ndërhyrje të mundshme ushtarake dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Megjithëse Bolsorano i humbi zgjedhjet, ai nuk e nënshkroi dekretin për të vënë në lëvizje fazën përfundimtare të planit të dyshuar. Një burim i përfshirë në operacionet e policisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bllokimi i pasaportës lë të kuptohet mundësinë e arrestimit të tij në të ardhmen.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se kundërshtari Bolsonaro “nuk ishte i përgatitur të largohej” nga detyra pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale.
“Ai u largua drejt Shteteve të Bashkuara duke ‘qarë’, sepse mund të ketë marrë pjesë në hartimin e tentativës për grusht shteti. Por, le të presim për hetimet. Shpresoj që së shpejti të kemi një përgjigje lidhur me atë që ndodhi realisht në Brazil”, tha Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva.
Vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, për konfiskimin e pasaportës së ish Presidentit Bolsorano, u bë publik të enjten.

Policia tha përmes një deklarate se kontrolloi shtëpitë dhe zyrat e të dyshuarve që “vepruan për të organizuar një grusht shteti” për ta mbajtur Bolsonaro në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve të tetorit të vitit 2022 përballë udhëheqësit majtist, Luiz Inácio Lula da Silva.

Bolsonaro i tha një gazete braziliane të enjten se ai u largua nga qeveria, por ende ishte “duke vuajtur nga persekutimi i pamëshirshëm”. Ai tha se vendi po drejtohej nga dikush tjetër dhe vëmendja duhet larguar nga ai.

Konfiskimi i pasaportës shënon përshkallëzimin e hetimeve ndaj ish presidentit, një politikan i ekstremit të djathtë, që e paraqiste veten si versioni brazilian i ish presidentit Donald Trump.

Bolsonaros i është ndaluar kandidimi për poste politike deri në vitin 2030 dhe përballet me hetime të tjera penale që mund ta çojnë atë në burg. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe thotë se hetimet kanë motive politike.

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Letërnjoftimet do të jenë të vlefshme deri në afatin e tyre të rregullt
Next Article Mexhiti: Taravari ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?