By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Finlandë, rrugët që do të bllokohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Policia plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Finlandë, rrugët që do të bllokohen
Shqipëri

Policia plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Finlandë, rrugët që do të bllokohen

admin
Last updated: 12/11/2026 11:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 nëntor, argument.mk/ – Drejtues të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ata të sigurisë kanë zhvilluar disa takime për të bashkërenduar veprimet për garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti dhe të sigurisë së lojtarëve dhe tifozëve.

Strukturat e Policisë së Shtetit, duke u mbështetur në përvojën pozitive në planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare, kanë hartuar planin e masave, i cili parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha shërbimet e Policisë, në koordinim me institucionet e tjera.

Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 12.11.2026, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Policia njofton se rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;

-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);

-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

-Te sheshi “Willson”, pak para përfundimit të ndeshjes, lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”.

Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve dhe produkteve për përdorim kozmetik, si dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Policia këkron mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjet e stadiumit, duke filluar nga ora 18:30, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haradinaj kërkon arrestimin e politikanëve serbë që bëjnë deklarata kundër rendit kushtetues të Kosovës
Next Article Ambasadorja e BE takon Shehajn: Kuvendi duhet të jetë hapësirë e vërtetë dialogu
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?