By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidentit të Koresë së Jugut i ndalohet të largohet nga vendi pasi akuzohet për “grusht shtet”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Presidentit të Koresë së Jugut i ndalohet të largohet nga vendi pasi akuzohet për “grusht shtet”
Bota

Presidentit të Koresë së Jugut i ndalohet të largohet nga vendi pasi akuzohet për “grusht shtet”

admin
Last updated: 09/12/2024 11:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është ndaluar të largohet nga vendi, pasi politikanët e opozitës akuzuan partinë e tij për organizimin e një “grusht shteti të dytë” pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Bae Sang-up, një komisioner i shërbimeve të imigracionit në ministrinë e Drejtësisë, konfirmoi gjatë një seance parlamentare se Yoon ishte subjekt i një ndalimi udhëtimi.

Bëhet e ditur se përpjekja e Yoon për t’i dhënë fund sundimit civil zgjati vetëm gjashtë orë pasi ligjvënësit u përleshën me ushtarët në ndërtesën e parlamentit përpara se të votonin për heqjen e urdhrit.

“Ky është një akt i paligjshëm, antikushtetues i një kryengritjeje të dytë dhe një grusht shteti të dytë”, tha Park Chan-dae, drejtuesja e partisë opozitare Demokratike.

Sipas kushtetutës së Koresë së Jugut, presidenti mbetet kreu i qeverisë dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, përveç nëse ai ose ajo është i paaftë ose jep dorëheqje, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Politikanët e Partisë së Pushtetit Popullor (PPP) kanë pohuar se Yoon mund të vazhdojë si president ndërkohë që i delegon kompetencat e tij kryeministrit.

Ndërsa, partitë e opozitës janë zotuar të paraqesin një tjetër mocion fajësimi këtë javë.

Siç raportohet, tani policia po shqyrton vendosjen e ndalimit të udhëtimit jashtë shtetit për Yoon dhe po heton përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak.

Të shtunën, Yoon kërkoi falje për përpjekjen e tij jetëshkurtër për të vendosur ligjin ushtarak dhe premtoi se do të përballej me çdo pasojë ligjore ose politike, disa orë përpara se parlamenti të votonte për shkarkimin e tij.

Ai tha se “i vinte keq” për vendimin, për të cilin tha se lindi nga dëshpërimi dhe premtoi se nuk do të përpiqet të vendosë ligjin për herë të dytë.

Tre parti opozitare ngritën ankesë kundër Yoon, ish-ministrit të tij të Mbrojtjes Kim Yong-hyun dhe komandantit të ligjit ushtarak Park An-su, duke i akuzuar ata për kryengritje.

Krimi i udhëheqjes së kryengritjes dënohet me vdekje ose me burgim të përjetshëm.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OBRM-PDUKM: Drama para Gjykatës Kushtetuese është organizuar nga politikanë të përfshirë në vepra kriminale
Next Article Mickoski: Asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën, sepse dihet se si janë procedurat e Gjykatës Kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?